Kryetari që plotëson standardin e Berishës

redaktor

As që më interesonte se kush do emërohej kryetar i PD! Kam reaguar vetëm kur të tre, Sali, Sokol dhe Lulëzim Berisha, nga mbledhjet e lodhura me humbës, atakonin fituesit e PS-së!

Por, tani që “demokratët e zjarrtë, të paktë dhe humbës” zgjodhën Lulëzim Berishën si “liderin e ri”, dua të kujtoj për çdo shqiptar:

Drejtuesi i opozitës, Lulëzim Berisha është:

Ish- ministri i Brendshëm që më 21 janar, në krye të një operacioni kriminal, të planifikuar deri në vrasje:

Ekzekutoi m’u në mes të Tiranës, në Bulevardin e Dëshmorëve, 4 qytetarë të zakonshëm, të paarmatosur dhe paqësorë, kundërshtarë të regjimit që u provua si kriminal, regjimit të Sali Berishës;

Plagosi me paramendim, përsëri m’u aty, në mes të Tiranës, në Bulevardin e Dëshmorëve, 10 qytetarë të zakonshëm, të paarmatosur dhe paqësore, kundërshtarë të regjimit që u provua si kriminal, regjimit të Sali Berishës.

Ish- ministri i Jashtëm që në vitet 2008- 2009:

Udhëhoqi personalisht, “negociatat” dhe urdhëroi hartimin, miratimin, nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe me Greqinë, për njohjen e një kufiri imagjinar, në tavolinë, e që i hoqi shqiptarëve juridikisht një pjesë të konsiderueshme të hapësirës së saj detare në gjirin më të bukur të Shqipërisë, Gjirit të Sarandës;

Ish- ministri i Transporteve ndaj të cilit:

Prej viteve 2008- 2009 ka një akuzë të ngritur nga Prokurori i Republikës, ende e pa gjykuar, e cila i ngarkon në kurriz një dëm ekonomik shkaktuar Buxhetit të Shtetit Shqiptar prej mbi 230 milionë euro përmes shpërdorimit të detyrës në hartimin dhe ndjekjen e procedurave të tenderimit të ndërtimit të rrugës Rrëshen- Kalimash!!

Drejtues opozite më të njollosur se ky, Shqipëria ka pasur veç Sali Berishën!

Por, është i kompletuar ama, tradhti, vrasje, vjedhje!

Plotëson standardin e Berishës!!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *