Ajo që Gazeta Dita kishte paralajmëruar se kërkesat për referendum nga njësitë vendore që kundërshtojnë ligjin për ndarjen administrative hartoheshin nga Partia Demokratike u zbulua pa dashje në mbledhjen e KQZ-së.
Ka qenë Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi që “deklaroi” se kërkesat për referendum lidhur me ndarjen territoriale nuk i kanë sjellë vetë komunat që preken, por në fakt i ka sjellë Partia Demokratike.
Pavarësisht ndjesës, deklarata shkaktoi humor në radhët e përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe revoltim tek përfaqësuesi i PD-së, Niazi Kosovrasti.
PD është përpjekur që kërkesat për referendum t’i paraqesë si të pavarura dhe që vijnë me vullnetin e plotë të qytetarëve të banorëve të njësive vendore.
Debati:
Hysen Osmani: Edhe të tjerëve. (Bën me dorë nga vendi ku është Partia
Demokratike)
Lefteri Lleshi: Edhe partive të tjera sigurisht. Po Partia demokratike i ka
sjellë, ata i kanë. I kanë ata se i kanë sjellë.
Njazi Kosovrasti: Cfarë kemi sjellë?
Lefteri Lleshi: Keni sjellë kërkesat.
Të qeshura në sallë
Lefteri Lleshi: Më falni. Ditën e premte nisim mbledhjen nga ora 09 e
mëngjesit dhe pa orë se kur do ti mbarojmë.
Njazi Kosovrasti: Një korrektim kam. Janë grupet nismëtare që kanë sjellë
materialin.
Lefteri Lleshi: Po po, të kërkova ndjesë.
Njazi Kosovrasti: PD-ja i ka mbështetur, i mbështet dhe do ti mbështesë të
gjitha këto kërkesa lidhur me referendumet për tu marrë mendim për ndarjen
administrative

Mish “lalushi poshte rrogozit “…
Nga kalamaj dhe nga budallaj, meson te verteten!
(Ky skandal, kjo shkelje nga banda fashiste e mender PDse, duhet te mbahet qendrim. Pozita, duhet tia cierri masken kesaj bande cetnike serbe.)
Akoma egzistojne keta tipat e Sali sllobodankes (leshat )!??
Edhe ne komunen katundi ri ka filluar mbledhja e firmave per referendum per te kundershtuar ndarje e re teritoriale.Mbledhjen e firmave e drejton dhe sposorizon SADIK LLULLA(them sponsorizon sepse firma shperblehet me 1000-2000leke te reja).
Nuk eshte gafe e zonjes Leshi, ka thene te verteten, se zonja Leshi e ka pare qe Zhozefina qe e vuri aty, ka shkuar per Lesh dhe tani zonja Leshi currit, kerkon te nderroje pllaken, si Mesila De La Palma e Bulevardit.
more po hala gjall ky koqovrasti
Nuk thon kote qe dobicin e man fshehur dyzet dite ,pastaj del ne shesh,qe eshte dobic, Edhe dobicet e PD po dalin ne shesh.
– Me tha babi,nuk eshte ne shtepi !
Z. Rama dhe Ilir Kokekatrori si lejojne te funksionoje nje KQZ gjysem gjeli me Krye.are Leshin, i telekomanduar nga Berisha?