Kryetarja e Parlamentit të Serbisë nesër në Tiranë, me ftesë të Metës

redaktor

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të presë nesër, në orën 11:00 në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic dhe delegacionin që e shoqëron. Pas takimit do të ketë edhe një prononcim të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *