Kryhet transplanti i parë i kokës së njeriut

editor

U krye me sukses transplantimi i parë i kokës njerëzore në botë. Operacioni që zgjati 18 orë tregoi se është e mundur të lidhet përsëri koka e njeriut me shpinën, nervat dhe enët e gjakut.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Vjenë, profesori italian Sergio Cannavaro njoftoi se një grup i Mjekësh në Harbin University kishte kryer me sukses transplantin e parë të njeriut dhe se operacioni i parë në një qenie njerëzore të gjallë do të jetë vetëm çështje kohe.

Kirurgjia u krye nga një ekip i kryesuar nga Profesor Xiaoping Ren, i cili vitin e kaluar ka transplantuar një kokë në trupin e një majmuni.

“Ndërhyrja e parë në një trup njerëzor u bë”, tha Cannavaro, duke vënë në dukje se faza tjetër është shkëmbimi i plotë i transplanteve nga donatorë të njerëzve të vdekur.

“Ky është hapi i fundit përpara se transplantet e kokës të fillojnë zyrtarisht, gjë që do të bëhet menjëherë,” tha ai.

n.s. / dita

Share This Article
6 Comments
  • Eshte arritje vertet shkencore, nga mjeket e vertet dhe qe vlen shume per njerezimin. Kenaqsi qe jetojme ne kohe te tille.

  • Po pse duhet te nderrohet koka ?! ne kete menyre mund te sherohen te cmendurit , vetem atyre u duhet ndryshuar koka !?

  • Mos valle kjo do te thote se do te marrin koken e njerit dhe do e vendosin ne trupin e tjetrit?! Nuk e besoj. Nuk eshte e mundur.

  • Po per penisin kur do te behet transplanti, se po vdes Armina dhe “epruveta” e pare ne kete operacion do te jete Shkerdheni i Saliut.

  • Supozojme se njeriu A eshte me kancer truri dhe njeriu B eshte me kancer mushkrije, stomaku apo i zorres se trashe. As A-ja e as B-ja nuk mund te kurrohen me e do vdesin.
    Nga dy njerez gjysmake, krijojme nje njeri te sakte: Koken e B-se e vendosin te trupi i A-se!
    Njeriu qe u krijua do quhet A apo B? Une them B! Pra eshte transplant trupi jo transplant koke.

  • Ky eshte nje lajm mjaft interesant dhe mendoj se do te jete shume i dobishem transplanti i kokes, kur koka eshte e semure nga trute, kur sistemi nervor qendror eshte i degjeneruar dhe ka prirje per t’u bere i rrezikshem per shoqerine.
    Sidomos per politikanet e cmendur dhe te pasuruar ne menyre korruptive kjo metode do te jete mjaft e suksesshme.
    Eshte interesante, qe ky lajm vjen ne te tille kohe, vecse problemet do te kete me legjislacionin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *