(Rrefim i një ish-të burgosuri 22 vjet, që tani jeton në New York)
– Lëre, lëre… Ja…Eh… U bënë kaq vjet këndej e s’kam nijet për andej… Jo. S’kam… U gënjyem keq o mik. Atë që nuk mundi të na e bëj Partia e Punës në burg na e bëri pas burgut. Lëre, lëre… Para se të merrja rrugen për këndej më 92-96, punova në Tiranë. Ç’punë? Po… Eh.. punë more.. punë..
Shkuam një ditë të nxirrnin nga godina e Shoqatës së të Përndjekurve disa që kishin hyrë në grevë urie. Me forcë por edhe… me dajak i nxorrëm… I nxorrëm…
Ç’të them?… Ishte edhe një shoku im atje.. Kur na izolonin atje në birucë, ujin na e jepnin me racion. Unë isha i sëmurë, kisha ethe. Ai për pesë ditë me rradhë racionin e tij të ujit e ndante me mua. E di ti se ç’do të thotë racion uji në birucë? Jetë a vdekje… Ndërsa unë… Ehhh.. Më pa. M’u afrua dhe më tha: “Qëllomë. Qëllomë po të them. Qëllomë. Ti, po.. Ke të drejtë të më qëllosh”.. Ahhh… Mora arratinë… Ja, kështu ja… Na gënjyen…
Eh.. Edhe na gënjyen po… edhe u gënjyem more, u gënjyem… Ah, jo. Nuk ja fal vetes. Jooo… Na lyen e na bojatisën me lirinë e demokracinë, por.. Status të të persekutuarve që të ndanin shapin nga sheqeri nuk bënë… Na bënë lesh arapi me hajdutë e kriminelë… Le dëmshpërblimin e viteve të burgut. Mbushëm sëndyqet me letra me vlerë… Hë… As arixhinjtë që shesin bulevardeve nuk na i qasen… E di si i kishte tynelet ai lugati Enver? Plot. Deri në grykë. Gjysma të ishte shitur, ore çereku, ishim shpërblyer të tërë, me të burgosur e me të paraburgosur. Le ndihmat nga bota e Europa… Mos e pyet… Po, kush të linte?… Njëzet maune hynin në Durrës, tetëmbëdhjetë kapërcenin doganën në Poradec për Maqedoni. Hajde të shitur, hajde… E ç’të flas më për shtet e më the të thashë?… Kërmë dynjaja… Kërmë ku lëvrinin krymbat e bluanin ç’të gjenin përpara.
Hë… Unë truthari mallkoja e stërmallkoja komunistat… Po, Presidenti ç’ishte? Po kryeministri? Taborri i ministrave more që nuk qasi as dy gisht vend për një të burgosur e të sakatosur nga ç’mut fare kishte mbirë? Eee… Fara e krymbit… Fara e tij…Po, me se ushqehet krymbi?.. Me gjënë e ngordhur, me ç’tjetër?…
Tani… Ku të vete?…Ku të mbytem?.. Ah… Nuk ia fal vetes, jo…. Jooooo…

Astrit s`na the gje kesaj radhe.Si pergjumesh me dukesh.Luaj ndonje rol guerilasi me mire se zanat tjeter nuk ben dot tani ne pleqeri.
Loni,me duket se te pelqejne perrallat ty se realiteti nuk te levizka asnje qime.Lexoje edhe nje here dhe perpiqu te futesh ne lekuren e ish te burgosurit qe i kane dhene nje pune si polic dhe e dergojne te rrahi shokun e tij te burgut,i cili ka ndare pikat e ujit me te.A ka cinizem me te madh se ky?
PSY jam aq i shkolluar sa t`ja marr kuptimin shkrimit me nje te lexuar e jo si ty qe pasi e ke lexuar 3-4 here mezi e ke marre vesh ku e ka fjalen Astriti.Nuk ve ne dyshim sakrificat e te burgosurve ne regjimin komunist por niveli i shkrimit dhe stili jane te ulet.
Shoku Astrit si shoku Astrit.Ne filma ka luajtur role trimash po ne jete nuk qenka i tille.Nuk e di ku ka qene kaq vite qe nuk eshte bere i gjalle.Vazhdon te frymezohet Shoku Astrit nga fjalimi programatik i Shokut ENVER ne 6 shkurtin e ’67 ne Mat.
ASTRIT,TE LUMTE KY ESHTE REALITETI I HIRDHUR I JETES SHQIPTARE.SHKRIMI SHUME I SAKTE.
Respekt per gazeten Dita,por mbas 23 qershorit po dalin trima dhe KRYMBAT.
Te lumte pena Astrit!
Nepermjet tregimit te nje te burgosuri, ke dhene esencen e tragjedise se kesaj shtrese qe u be vegel qorre e kesaj bande kriminelesh.
Te gjithe vuajtem nga kjo bande mafjoze, por me shume te persekutuarit, te cilet, perveç kalvarit te kesaj politike te moçalit,pesuan edhe poshterimin intelektual te ketyre montrave te komunizmit.
Faleminderit Astrit!