Kryqi i Kuq anulon operacionin e evakuimit në Mariupol

Ornela

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar pasditen e së premtes se operacioni për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar Mariupol-it është shtyrë.

“Ekipi i KNKK-së që ishte nisur për në Mariupol të premten për të mundësuar kalimin e sigurt të civilëve u detyrua të kthehej në Zaporizhzhia pasi marrëveshjet dhe kushtet e bënë të pamundur vijimin.”

Për rrjedhojë, ekipi i përbërë nga tre automjete dhe nëntë personel nuk mundi që të lehtësonte kalimin e sigurt të civilëve në Ukrainë ditën e sotme. Po ashtu, Kryqi i Kuq njoftoi se një tjetër tentative do të bëhet nesër

“Që operacioni të ketë sukses, është e rëndësishme që palët të respektojnë marrëveshjet dhe të ofrojnë kushtet e nevojshme dhe garancitë e sigurisë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *