Ksamil, flakët e zjarrit shkrumbojnë një sipërfaqe më agrume

anazapta

Flakët e zjarrit kanë përfshirë ditën e djeshme një sipërfaqe më agrume në vendin e quajtur Pema e Thatë në Ksamil. Në vendngjarje mbërritën dy zjarrëfikëse për të neutralizuar flakët e zjarrit. Mësohet se për shuarjen e flakëve është vënë në shërbim dhe një zjarrfikëse nga Delvina. Policia mbërriti në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit. Nga hetimet e para dyshohet se vatra e zjarrit është shkaktuar aksidentalisht nga banorë të zonë. Të ndihmuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *