Ksavi kundër kritikave për lojën e Barcelonës

redaktor

Mënyra e lojës së Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Gerardo Martino ka ngjallur shumë polemika në Spanjë, pasi skuadra nuk është më superiore si më parë në zotërimin e topit. Truri i lojës së Barçës, Ksavi Hernandez, nuk sheh ndryshime të mëdha për sa i përket lojës. “Filozofia jonë është e qartë: Duhet të qarkullojmë topin, të luajmë futboll të bukur, sulmues. Kjo është shkolla e futbollit të Barcelonës, kështu na kanë mësuar të luajmë. Në asnjë moment nuk duhet të mendojmë për të ndryshuar stilin tonë”. Një tjetër pikëpyetje është ngritur te Leo Mesi, për të cilin thuhet se e ka mendjen që tani te botërorit, për të fituar trofeun e vetëm që i mungon. “Asnjë futbollist nuk duhet të mendojë për botërorin. Më parë ai duhet të japë maksimumin për klubin ku luan, më pas mund të grumbullohet me kombëtaren”, thotë 33-vjeçari, duke vazhduar më pas për Neimar: “Është një futbollist i mrekullueshëm, i aftë për të bërë diferencën. Ai ka shumë mundësi për t’u përmirësuar, sepse është shumë i ri”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *