Ksera, miku i Dules që ia “drodhi” për Berishën

Dita

Spiro Ksera është i pari ishministër i qeverisë Berisha që arrestohet dy vjet e gjysmë pasi e majta ka marrë pushtetin.
Ksera është gjithashtu një nga tre ishministrat që kanë dosje në Prokurori, së bashku me Ridvan Boden dhe Myqerem Tafajn.

Po kush është Spiro Ksera?

Deri në vitin 2009 ka qenë një politikan lokal në Jug të vendit. Ka drejtuar Prefekturën e Gjirokastrës si pjesë e një marrëveshje që kishte Partia Demokratike me Bashkimin për të Drejtat e Njeriut. Por në pranverën e vitit 2009, Vangjel Dule vendosi të bëjë
koalicion me Edi Ramën dhe të dalë nga koalicioni me PD-në.

Ai i kërkoi Spiro Kserës që ta ndiqte pas, por ky i fundit në krye të një grupi anëtarësh të PBDNJsë, e refuzoi duke u bërë pjesë e
Partisë Demokratike. Si shpërblim i përçarjes së PBDNJsë, Sali Berisha e kandidoi të dytin në qarkun e Gjirokastrës pas Genc
Rulit, dhe ai fitoi mandatin e deputetit.

Berisha ia kishte premtuar Gjirokastrës dy ministra në qeveri dhe e mbajti fjalën. Ai e bëri Kserën ministër të Mirëqenies Sociale, post të cilin e mbajti për katër vjet.

Në 2013 Berisha e kandidoi sërish të dytin në Gjirokastrës, por në atë zonë PDja mori një humbje të thellë dhe vetëm Genc Ruli që ishte i pari i listës fitoi mandatin e deputetit.

Prej asaj kohe, Spiro Ksera përmendej në publik sa herë që policia arrestonte ishvartësit e tij për shpërdorim fondesh, pa e ditur se mbrëmjen e 29 janarit do të pritej edhe për të një flet arresti.

Share This Article
1 Comment
  • Spirua qe ja drodhi Dules
    Dulja qe ja drodhi Spiros
    Spirua qe ja drodhi Kseres
    Dulja qe ja drodhi Rames
    Rama qe ja drodhi Dules
    Dulja qe ja drodhi Saliut
    Saliu qe beri per vete Dulen
    Idrizi qe ja drodhi Saliut…
    Dhe Dulja qe vajti prape tek Saliu….
    ……
    Kush i di me tej dredhjet dhe perdredhjet, le te vazhdoje….
    Kjo eshte Mafja qe nuk ka bese, qe ka per parim:
    PARAJA NUK MBAN ERË…
    Keta Mafjoze i ngriti ne sistem Saliu, Nanua, Iliri, Rama, ….dhe tani nuk ka Perendi ti zhduke nga faqja e Dheut se Krijuesi dhe frymezuesi i kesaj Mafje mban konferenca dhe shet moralin e Mafjes ne Parlament, në FB, ai eshte
    DE FAKTO,
    në krye te nje Formacioni Politik,
    Shpif,
    Prodhon lajme neper gazeta dhe televizione,
    Te vret Natën e te qan Diten…
    Populist dhe Genjeshtar deri ne Kockë
    Subjektivist dhe Voluntarist qe mund ta krahasosh vetem me Hitlerin,
    DY HERË FLET DHE TRE HERË GËNJEN….!
    Prandaj dhe Spiro Ziu, kur Deti bëhet Kos,
    Pse te mos marre nje lugë edhe Spirua, te ndertoje per tu ksehasur edhe nje me Sauna ne Ministri, se helbete…
    Keta jane ushtaret e Sali Tano Karridit shqiptar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *