Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësimin për situatën parazgjedhore. KShH shprehet se në disa raste nuk është zbatuar ligji për funksionimin e organeve zgjedhore dhe përgatitjen e procesit elektoral.
“Ligjet e vendit dhe parimet ndërkombëtare, të gjithëpranuara, në disa raste nuk po respektohen, ndërkohë që Kuvendi ( shumica e tij) nuk mori në konsideratë sugjerimet dashamirëse, që lidhen me mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës, të adresuara nga institucionet ndërkombëtare mike. Nga ana tjetër mjetet e përdorura, por dhe terminologjia e artikuluar nga disa punonjës të shtetit dhe në veçanti nga disa funksionarë të klasës politike, për të realizuar qëllimet e tyre politike, kanë kapërcyer standardet kushtetuese dhe në disa raste, etikën qytetare dhe atë që duhet të manifestojë një përfaqësues i shtetit.
Ne konstatojmë me shqetësim lëkundjen e besimit, tek disa shtetas, lidhur me zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm. Politizimi i tepërt i situatës parazgjedhore dhe menaxhimi i procesit përgatitor të zgjedhjeve, jo gjithmonë në përputhje me ligjin e standardet ndërkombëtare, kanë bërë që interesi ndaj zgjedhësve të bjerë dhe detyrimet ndaj tyre të mos realizohen”, thuhet në deklaratë.
e pse mos te zhvillohen zgjedhje te lira dhe te ndershme??!!kemi 100 vjet shtet ,kemi zhvilluar shume her votime dhe kan qene te gjitha te lira dhe te ndershme,kshu kan per te qene serish