KShH: Për romët është bërë shumë pak

redaktor

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagoi në lidhje me çështjen e komunitetit rom, që është dëbuar nga banesat e tyre këto ditë.

“Fillimin e vitit të kaluar, përfaqësues të këtij komiteti morën direkt takim me familjet rome dhe konstatuan qëndrimin e tyre në kushte çnjerëzore, në shi dhe të ftohtë, me fëmijë të vegjël dhe të moshuar në afërsi të liqenit artificial të Tiranës. Atyre u ishte premtuar se do të vendoseshin në disa ambiente të tjera, por në fakt kjo nuk ndodhi. KSHH me këtë rast, reagoi publikisht dhe u bëri thirrje organeve qendrore dhe lokale përkatëse që të merrnin masa të shpejta për strehimin e tyre. Edhe pas kësaj deklarate, zgjidhja e tyre u kufizua vetëm në premtime që mbetën të parealizuara.

E njëjta gjë po ndodh edhe këto ditët e fundit. KSHH lidhur me këtë çështje mbështet rekomandimet dhe reagimet e herë pas hershme të Avokatit të Popullit dhe kërkesat e drejta të vetë minoritetit rom. Deklaratat dhe reagimet e përfaqësuesve të BE-së dhe OSBE-së në Shqipëri, si dhe ato të Amnesty International lidhur me problemin e pazgjidhur të strehimit të rreth 40 familjeve rome, tregojnë shqetësimin e tyre, aq më tepër ndaj një vendi siç është Shqipëria që aspiron integrimin Evropian,” thuhet në deklaratën e KSHH.

Komiteti i Helsinkit thekson se për komunitetin rom është bërë shumë pak këto vite.

“Mund të bëhen deklarata dhe të polemizohet, mund të aludohet edhe për politizimin e çështjes, mund të pretendohet se edhe informacionet nuk janë plotësisht të sakta, por fakti është se në drejtim të përmirësimit të kushteve të këtij minoriteti është punuar pak dhe me një ngadalësi të theksuar. Në këtë vështrim, për KSHH-në është vështirë që në këtë rast të mohohet fakti i pranisë të elementëve diskriminues.

KSHH është i bindur se, me vullnet të mirë dhe masat e menjëhershme që duhen marrë ky problem mund të zgjidhet në mënyrë të pranueshme”.

AP, Ministrisë së Shëndetësisë: Ndihmë dhe monitorim gjendjesshëndetësore të romëve

Avokati i Popullit, duke u ndalur serish ne ceshtjen e familjeve te komunitetit rom, mbetur pa strehim i eshte drejtuar me nje rekomandim Ministrise se Shendetesise, per marrjen e nje sere masash ne ndihme te ketyre familjeve.

AP kerkon marrjen e masave për trajtimin dhe asistencën e vazhdueshme shëndetësore për pjesëtarët e komunitetit rom në kampin e ish-Dekorit.

Sipas AP, Ministria e Shendetesise duhet te angazhoje strukturat në varësi të saj për monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të këtyre banorëve.

“Në përputhje me nenin 22, të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar me Ligjin Nr.9398 dt.12.05.2005, ku thuhet se:

“Organet të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar një rekomandim, kërkesë apo propozim për shkarkim, duhet ta shqyrtojnë rekomandimin, kërkesën apo propozimin për shkarkim dhe të kthejnë përgjigje brenda 30 ditësh nga data e dërgimit të rekomandimit, kërkesës apo propozimit për shkarkim. Përgjigja duhet të përmbajë shpjegime të arsyetuara për çështjen në fjalë, si dhe çfarë veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndërmarrë ai organ”, kërkojmë të vihemi në dijeni brenda afatit 30 ditor për qëndrimin tuaj, ndaj këtij rekomandimi”-thuhet ne deklarate.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *