Elbasan, aksidentohet sëbashku me familjen e tij, deputeti Ardian Turku

redaktor

Deputeti i Partisë Demokratike, Ardian Turku është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin e tij teksa po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Nga njoftimet paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Metalurgjikut. Deputeti demokrat ishte duke udhëtuar së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat, kur ka ndodhur përplasja me një tjetër mjet të tipi “Minicooper”.

Nga përplasja është plagosur lehtë deputeti Turku dhe vajzat e tij që ndodhën jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Elbasanit.

I plagosur lehtë ka mbetur edhe drejtuesi i Minicooper-it, i cili dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së saj.

Ndërkohë, pak orë më parë një tjetër deputet i Kuvendit është përfshirë në një aksident rrugor. Këtë radhë ka qenë deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili është aksidentuar lehtësisht në aksin Levan-Tepelenë./tch

Share This Article
8 Comments
    • Po keta depudetet tane te gjithe me benza super moderne levizin , sikur ne jemi Gjermania, jo vendi me i varfer i Europes

      Ja ore , ku e keni korupsionin –Si ka mundesi ky ka benz modern me te roge qe merr ..?

  • U kam thene mos kaloni nga kjo rruge qe e dhiem e nuk e ndertuan,po s’eshte rruge per te udhetuar ate ne e beme vetem per ca lek edhe per te prere shirita.Ai qe e bitisi kete pune hengri koken. po keta c’duan qe kalojne andej?Une edhe shoku Sali u tham le te shkojne socialistat nga kjo rruge po nuk na degjojne!Edhe nje here e perserise deputet demokrate te mos kalojne me po sdegjuat hani koken.

  • ATO CFAR I KAN BER KETIJ POPULLI DO TI LAJN KETU QE TI SHOHIN TE GJITH KUSH I KA HYR NE HAK KETIJ POPULLI ME KEQ E GJRCIN ME FAL O ZOT NE QOFT SE E KAM GABIM ME GJYKO???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *