Kthehej nga festimet në Tiranë, avioni i Finit goditet nga rrufeja

anazapta

Një rrufe ka goditur avionin me të cilin kreu i senatit italian, Xhanfranko Fini, kthehej në vendin e tij pas ceremonisë zyrtare të 100-vjetorit në Tiranë.

Fatmirësisht, goditja nga rrufeja ka shkaktuar vetëm dëmtime të lehta në avion dhe panik në bord.

Zëdhënësi i Finit ka bërë me dije përmes Tuiterit se gjithçka ka përfunduar mirë dhe pa pasoja.

Kreu i dhomës italiane të deputetëve, Xhanfranko Fini, ishte njëri prej të ftuarve në ceremoninë zyrtare në Pallatin e Brigadave për 100-vjetorin, organizuar nga kryeministri Berisha.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *