Kthehej nga Gjermania, arrestohet daja që vrau nipin në 2013-ën

DITA Online

 

Një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 14 vjet burg pasi gjatë një konflikti familjar ka vrarë nipin e tij me armë zjarri është arrestuar në Pikën Kufitare të Rinasit.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Nikë Muri, 59 vjeç, banues në Shkodër, i cili udhëtonte si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania për në Shqipëri.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, Muri rezultoi person në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me datë 19 dhjetor 2014, ka sjellë urdhërin për ekzekutimin të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka dënuar këtë person me 14 vjet burg, nga të cilat ka vuajtur 711 ditë burg dhe i mbeten për të vuajtur edhe 4402 ditë burg.

Mbi 59-vjeçarin rëndon vepra e penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Ky shtetas me datë 10 korrik të vitit 2013 pas një konflikti me vëllain e tij Mark Muri, dhe djalin e tij Gjin Muri në debat e sipër ka vrarë me armë zjarri nipin e vet, shtetasin Gjin Muri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *