“Kthehemi bashkë. Nëse të tradhtoj, të paguaj 350 milionë dollarë”

anazapta

Zakonisht kronikat rozë janë të mbushur me lajme për marrëveshje të majme kur një çift VIP ndahet. Por në rastin e mëposhtëm ka ndodhur e kundërta. Ish-kampioni i golfit, Tajger Uds (Tiger Woods), reputacioni i të cilit është dëmtuar shumë nga skandalet seksuale, i ka ofruar ish-gruas së tij, Ejlin Nordegren, 200 milionë dollarë për t’u rikthyer pranë tij, së bashku me dy fëmijët, Çarli e Samanta.

Sipas “National Enquirer”, Uds i është ulur në gjunjë ish-partneres Ejlin dhe i ka kërkuar të rimartohet me të, duke i dhuruar një unazë në ditën e Krishtlindjeve.

Tajger dhe Ejlin u divorcuan në vitin 2010, kur u bënë publike skandalet seksuale të kampionit të golfit. Elin përfitoi 110 milionë dollarë, ndërsa divorci i çiftit u cilësua si më të kushtueshmit në histori.

Gjatë këtyre tre viteve, të dy kanë frekuentuar persona të tjerë, por pa pasur asnjë lidhje të qëndrueshme. Kohët e fundit, mediat flasin për një propozim të Tajgerit për t’u rikthyer bashkë. Dhe si garanci për besnikërinë e tij, Ejlin ka kërkuar një kontratë paramartesore, një klauzolë e të cilës parashikon që në rast tradhtie, Tiger i paguan asaj një shumë prej 350 milionë dollarësh, praktikisht më shumë se gjysma e pasurisë së tij 600 milionë dollarëshe.

Sipas “National Enquirer”, Tajger e ka pranuar kërkesën e Ejlin për kontratën e mësipërme, pasi ka kuptuar se është një njeri i marrë fund pa gruan dhe fëmijët e tij. / Përgatiti: Gazmira Sokoli

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *