SHQIPËRI – PORTUGALI 0-1 / Këtë radhë, fatin kundër (FOTO)

Dita
ATMOSFERA PARA NDESHJES - Nje djale i vogel flamuj Shqiptar, para ndeshjes se futbollit Shqiperi-Portugali, e vlefshme per eleminatoret e euro 2016, e cila do te luhet ne Elbasan Arena, ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nATMOSPHERE BEFORE THE MATCH - Albanian fans with flags before match Albania-Portugal, valid for qualifiers "Euro 2016", at Elbasan Arena.

Brenda një nate, kemi humbur pathyeshmërinë në këto eliminatore, kemi pësuar humbjen e parë në “Elbasan Arena” dhe kemi zbritur në vendin e tretë në grupin I.

Një gol i shënuar në minutën e 92-të, nga mesfushori Migel Velozo, i ka dhënë fitoren 1-0 Portugalisë dhe na ka prishur shumë plane, por kemi ende gjithçka në dorën tonë.

Lojtaret portugeze, duke festuar shenimin e golit te fitores, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Portugali, 0-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit./r/n/r/nPlayers of Portugal celebrate a goal, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Portugal, 0-1, at the Elbasan Arena Stadium.
Lojtaret portugeze, duke festuar shenimin e golit te fitores.

U mposhtëm nga një rival superior, që për një pjesë të madhe të ndeshjes dominoi, por i patëm edhe ne rastet tona në pjesën e dytë dhe një pikë ndoshta e meritonim.

Lajmi i mirë është se edhe Danimarka nuk fitoi dot në Armeni, ndaj në 8 tetor kemi gjithçka në dorën tonë: nëse fitojmë kundër Serbisë në Elbasan dhe Portugalia nuk humbet në shtëpi ndaj Danimarkës, jemi në Francë.

2

Përveç kësaj, në Armeni nuk kemi luajtur ende dhe do ta bëjmë më 11 tetor, në një kohë që Danimarka do të jetë para televizorit.

Kundër Portugalisë vuajtëm shumë, sidomos në pjesën e parë, kur kundërshtari dominoi në lojë dhe krijoi raste mjaft të rrezikshme, me Kristiano Ronaldon në formë të shkëlqyer.

Sokol Cikalleshi, gjate nje dyluftimi ne ndeshjen e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Portugali, 0-0, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit./r/n/r/nSokol Cikalleshi fights for the ball, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Portugal, 0-0, at the Elbasan Arena Stadium.
Sokol Cikalleshi, gjate nje dyluftimi.

Pikërisht ky i fundit goditi edhe një shtyllë, por përfundimi i pjesës së parë pa gola na dha frymëmarrje.

Me kalimin e minutave, pjesa e dytë u bë tepër e barabartë dhe një shtyllë e Cikalleshit dha sinjalin se mund të guxonim, kundër një Portugalie që dukej se po kënaqej me një pikë dhe po priste kundërsulmin. Pikërisht në kundërsulm, 10 minuta para mbylljes, Portugalia krijoi rastin më të pastër të ndeshjes, por Eliseu, i vetëm me Berishën, gjuajti jashtë me një parabël elegante.

8

Me 3 minuta shtesë, kur ishim ne që po e kërkonim më shumë golin, Portugalia fiton pa dashje një goditje nga këndi dhe aty krosimi i Kuareshmës bëhet vdekjeprurës, sepse Veloso fluturon fuqishëm dhe Berisha nuk mund të bënte asgjë.

Arlind Ajeti, gjate nje dyluftimi me Bernardo Silva ne ndeshjen e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Portugali, 0-0, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit./r/n/r/nArlind Ajeti and Bernardo Silva fights for the ball, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Portugal, 0-0, at the Elbasan Arena Stadium.
Arlind Ajeti, gjate nje dyluftimi me Bernardo Silva.

“Deja vu”, sepse edhe në vitin 2009 Bruno Alvesh na shënoi në shtesë dhe na “vodhi” pikën, por këtë radhë nuk jemi të pashpresë: kemi edhe dy ndeshje në dispozicion, duke shpresuar që Portugalia të na kthejë “borxhin” dhe të mos humbasë në shtëpi ndaj Danimarkës./DITA

5

Share This Article
10 Comments
  • Po hiqeni kete titull percmues qe kini vene , DJEMTE LUAJTEN SHUME SHUME MIRE, DUKE MOS MARRE PARASYSH KËTU EDHE NJË PENALLTI QË NA U MOHUA PA TE DREJTË.

  • Loje e bukur dhe dinjitoze… Si tifoz qe rri ne kolltuk, e vetmja deshire ishte qe Roshi dhe Balaj te ishin futur me heret ne fushe…

  • O gazetar! Loja mbaron kur bie bilbilii arbitrit dhe rezultai del pasi mbaron dhe sekondi i fundit. Nuk mund te quash kthim ne identite pse u rrahe ne minuten e dyte shtese nga nje ekip i madh si Portugalia.Mire do ishte te dilte barazim, sepse e till ishte dhe ndeshja qe u luajt. Nga nje pjese loje pozitive per secilin ekip.Ne pesuam ne pjesen qe luajtem me mire. Epo prandaj eshte emiocionues dhe i bukur futbolli.

  • Gafen e beri heroi i ndeshje Cana,.I ngeci topi ne kembe,nuk e largoi nje dreq topi ne zone,por ja fali kundershtarit .,Kjo eshte semundja e mbrojtjes tone.Shkoni beni shurren kombetares tani.

  • Ne fushe hyet per te fituar dhe jo per te mos humbur. Mentaliteti i De Biazit eshte mentalitet humbesi. Shpreson qe duke luajtur me 11 lojtare ne mbrojtje mund ti shpetoje humbjes. Mund ti shpetosh humbjes perkohesisht por jo gjithmone. Fajtori kryesor per humbjen eshte De Biazi dhe taktika e tij e gabuar. Kemi bere dy aksione te organizuara gjate gjithe ndeshjes. Si mund te grumbullosh pike nqs nuk shenon? Jo te gjitha ndeshjet do dalin 0-0

  • Kushdo qoftë ai që kritikon këtë KOMBETARE nuk duhet të harrojë se para tre ditësh kishin një ndeshje ne Danimarke dhe jo ne stadiumin Dinamo……….dhe se keto djem te NDERUAR nuk PUNOJNE ME NAFTE por me muskuj……Nje rruge nga Tirana ne Elbasan e gjithkush ndihet i lodhur e jo te luash futboll kunder Danimarkes te kthehesh ne Shtepi e te luash perseri kunder Portugalise ?????????

  • Fakti qe pesuam perseri gol pikerisht ne minuten e fundit verteton qe kurre nuk do heqim dot mentalitetin varja minutes se fundit. Ne momentin e golit e pafalshme per te gjithe ne fushe.. edhe per portierin qe ngurroi te dilte, edhe per lojtaret, kater kundershtare ne qender, vetem nje Migen jo shtatlarte aty.. gol mund te pesosh por ne minuten e fundit nuk ke mundesi te rikuperosh asgje,
    Pjesa e pare asnjehere ne porten kundershtare., cfare dmth kjo? Mbrojtje por edhe ndonje sulm duhet ndonjehere.. me te rralle
    Per sa i perket faktit qe kjo quhet kombetarja me e mire.. ne fakt kombetarja me e mire ka qene kur shenonim tre gola ne Portugaline e Figos, kur mundnim Rusine 3 me 1, por fatkeqesia atehere ishte qe ne porte nuk kishim portier..
    Me kete mentalitet loje vetem mbrojtje.. edhe ndonje pike qe mund merrnim dalngadale mund te konsiderohet pike turpi..

  • Vetem nje gjuajtje ne porte ( shtylle e devijuar e Cikalleshit ). Loje e dobet, vetem per barazim. Turp te quhet ‘ Kombetarja me e mire nder vite “. Kombetare ka qene ajo e 1984 me : Musta, Zmijani, Hodja, Targaj ( Cap. ), Ocelli, Muca, Omuri, Ragami, Demollari, Minga, Kola. Asnje nga lojtaret e sotem nuk eshte si ato. Kombetarja barazon por nuk fiton dot me kete loje shterpe. Respekt Kombetares se para 30 vjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *