Meteorologët kanë paralajmëruar nisjen e një tjetër vale, që këtë herë do fokusohet mbi Mesdhe, me rrymat e nxehta afrikane që do të vazhdojnë deri pas mesit të gushtit.
Në hark kohor, vala pritet të jetë relativisht e gjatë.
Kulmi i të nxehtit do të regjistrohet të dielën dhe të mërkurën e ardhshme, ku temperaturat në Italinë e Jugut, por edhe në Shqipëri mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Mes së shtunës dhe të hënës së ardhshme, i nxehti do të intensifikohet edhe më në veri, por do të qëndrojë rreth kufirit të 35 gradëve.
Sidoqoftë, deri atëherë, i nxehti në rajon do të jetë më i përmbajtur, kjo edhe falë kalimit të një mase ajri të freskët nga Atlantiku.
l.h/ dita
