“Kthejini përmbys pacientët me Covid-19”, metoda që po shpëton jetë

Leda Hysa

Një mjeke në SHBA ka zbuluar një metodë mjaft të thjeshtë që po shpëton jetë njerëzish të prekur nga Covid-19.

Të Premten, Dr.Mangala Narasimhan mori një telefonatë urgjente. Një burrë në të 40-tat i infektuar me Covid-19 ishte në gjendje të rëndë, ndërsa kolegët e kishin njoftuar mjeken që të vinte në njësinë e terapisë intensive në spitalin “Long Island Jewish Hospital” për të ndihmuar që ta mbajnë në jetë të infektuarin.

Para se të arrijë atje, Narasimhan i këshilloi kolegët që ta kthejnë pacientin përmbys, shkruan CNN, transmeton abcnews.al

Narasimhan nuk kishte nevojë të shkonte në njësinë e terapisë intensive pasi metoda që ajo këshilloi funksionoi dhe pacienti ishte stabilizuar.

Ndërkohë, mjekja thotë se vendosja e pacientëve me koronavirus me trup përmbys ndihmon në rritjen e sasisë së oksigjenit në mushkëri.

“Ne po shpëtojmë jetë me këtë, njëqind përqind,” tha Narasimhan, shefe rajonale për terapinë intensive në Northwell Health, që ka nën mbikëqyrje 23 spitale në New York.

“Është një gjë kaq e thjeshtë për të bërë, dhe ne kemi parë një përmirësim të jashtëzakonshëm. Ne mund ta bëjmë atë për çdo pacient”, shtoi ajo.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Kur semuri vihet permbys rastet e shpetimit jane te pakta. Per mua udhezimet ne vendet perendimore jane gabim. Merr paracetamol dhe izolohu!!! Nuk po marrim nje perqindje te njerezve, qe e kalojne ‘ l e h t e ‘.
    Kur shenjat shfaqen mjeku duhet te kete kontakte, qofte edhe me telefon, per ecurine e pacientit. Java e pare eshte kritike per ate se si do marre senundja. Kur fillon rëndimi i pacientit brenda javes se pare, urgjent duhet cuar ne spital per tu trajtuar. Ky virus shkakton probleme edhe me pllakezat e gjakut qe mund te udhetojne deri ne mushkeri. Jetet shpetohen duke u kujdesur per to dhe jo duke i lene ne fatin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *