Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi zotëroi të gjithë skenën e Tel Aviv me perfomancën e saj.
Ajo këndoi këngën “Ktheju Tokës” në gjuhën shqipe, ku të gjithë po e ndiqnin me vëmendje. Në përfundim të performancës pati reagime shumë pozitive nga publiku, të cilët e vlerësim me duatrokitje dhe brohoritje.
Nuk mungoi falënderimi i këngëtares shqiptare Jonida Maliqi në gjuhën angleze, shqiptare dhe hebraishte.
Kjo është nata e dytë e Eurovision ku pas të gjitha performancave do jepet vlerësimi nëse Shqipëria do arrijë në finalen e 18 majit. Shqipëria mban kodin #ALB dhe mund të votohet nga cdo njeri që ndodhet jashtë vendit.
v.l/ Dita

Bravo, urime dhe suksese Jonides
Kenge qaramane , sikur eshte ne varrim
Pse coni kenge te tilla, skandaloze, more ?
Na turperuat me keto kenge funerali, Sic duke krijuesit aty ne Shqiperi kane probleme te renda me shendetine tyre mendor dhe e kane psikikem te demtuar rende ,ndaj bejne kenge te tilla qaramane
Zgjidhni more kenge ritmike dhe ngazelluese qe percojne optimizem e lumturi tek degjuesi,
Qe kenga te jete e pelqyeshme duhet te kete edhe tekstin te qarte e te kuptueshem. Muzika e pelqyeshme por tralalalala kishte shume
S’me pelqeu fare kenga, le qe s’mora vesh se perse kendohej. Po te jete per nota muzikore , s’kish nevoje per kengetare. Do thoni qe u kualifikua; edhe politikanet tane jane kualifikuar qe nga amerika deri ne japoni !
Nuk vjen era Shqiperi,kjo kenge.Andej nga Azia,india,kaukazi.