Kthesë e papritur në hetimet italiane, bien akuzat ndaj Rezart Taçit për bashkëpunim me mafien. Çfarë vendosi Prokuroria për bashkëpunëtorin e tij

J L

Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se Prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petruzzela për bashkëpunim me mafien.

Gjykatësi italian, Alfredo Montaldo, i ngarkuar me hetimin e çështjes, është shprehur se ekonomisti Petruzzella do të hetohet vetëm për akuzën e pastrimit të parave, pasi ka qenë pikërisht ai që ka kërkuar dhe kryer transferimin e rreth 18 milionë eurove.

Por, edhe kjo akuzë është kundërshtuar nga ekonomisti, i cili ka deklaruar se paratë kanë qenë të lira në Zvicër para dhe pas transfertës, dhe për këtë sipas tij, i lindte e drejta të vepronte në çdo formë dhe në çdo kohë me ato para.

Media italiane raporton se me rënien e akuzës kryesore për Petruzzellën, bie automatikisht edhe akuza që rëndonte mbi shqiptarin Rezart Taçi, pra ajo e bashkëpunimit me mafien.

Prokurori Montaldo është shprehur se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimin e ndonjë funksionari.

Me këtë kthesë të Prokurorisë italiane duket se mbi biznesmenin shqiptar nuk rëndon ndonjë akuzë specifike.

Emri i Rezart Taçit u lakua gjatë hetimeve të Prokurorisë italiane për ekonomistin Fabio Petruzzella, i cili po qëndron akoma në arrest bashkë me sipërmarrësin 90-vjeçar Francesco Zummo.

Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pranga kanë përfunduar dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Ish-bosi i kompanisë së naftës “ARMO” akuzohet se është i përfshirë në pastrimin e parave nga veprimtaritë kriminale, vepër penale kjo e ngritur dhe për dy bashkëpuntorët e tij.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *