Ktheu lokalin në bordello, pranga pronarit dhe 2 grave

anazapta

Policia e qytetit të Fierit ka shkatërruar dje një bazë prostitucioni. Në pranga janë vënë 4 persona të dyshuar, tutori dhe tre vajza që ushtronin prostitucion me klientët e përzgjedhur. Policia bën me dije se ka arrestuar Ndriçim Buzin, 29 vjeç. Në pranga janë vënë dhe dy femrat, F. M., dhe A. K., për ushtrim prostitucioni si dhe klienti A. M., që u kapën në flagrancë.

Policia e Fierit sqaroi edhe detajet e operacionit. “I dyshuari Ndriçim Buzi, 29 vjeç, rekrutonte femra të moshave të ndryshme, të cilat i shfrytëzonte në ambientet e lokalit të tij, në lagjen “Kastriot”, duke përfituar shuma të ndryshme parash”, thanë burime zyrtare në fund të aksionit. Gjithashtu mësohet se të shfrytëzuarat për prostitucion janë 23 dhe 53 vjeçe, banuese në qytetin e Fierit.

Ndaj të ndaluarve u ngrit akuza “ushtrim prostitucioni”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje e ambienteve për prostitucion”. Nga hetimet paraprake mësohet se pronari i lokalit gjente klientë të ndryshëm që duhet të paguanin nga 3-7 mijë lekë të reja për çdo akt seksual. Po në kuadër të këtij operacioni u ndalua edhe adoleshenti A. M., 19 vjeç, banues në Fier, për veprën penale të “prostitucionit” si klient. Dy gratë kanë pranuar se shkonin kundrejt parave, por për shkak të vështirësive ekonomike, pasi ishin të papuna. “Nuk kishim mënyrë tjetër mbijetese dhe ndaj ofronim seks me pagesë”, kanë thënë të dyshuarat.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lokali ku ushtrohej ky aktivitet, si dhe një sasi parash të përfituara. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme. Hetimet për zbulimin e plotë të rrjetit vazhdojnë, deri në zbardhjen e plotë të aktivitetit. Ky është rasti i dytë, pas grupit të Kavajës, ku u arrestua pronari i një lokali, 3 gra të moshave të ndryshme që ushtronin prostitucion në këto ambiente dhe një klient.

 

Share This Article
2 Comments
  • i lini rehat njerezit, lerini te bejne seks sa te duan kur te duan dhe si te duan si do mos kur ky behet me qejf. Me pare ose pa pare nuk ka rendesi. Te denohet ashper vetem pedofilia dhe perdhunimi

  • Hata e zeze per ato qyqare te mbetura pa buke! Keqardhje qe keto te shkreta kane shkue n’ ate derexhe sa te bejne ate pune te ulet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *