Kthimi i emigrantëve, radhë të gjata në Kakavijë

Ornela

Për festat e fundvitit shumë emigrantë kanë hyrë përmes Kakavijës. Por ajo që vërehet nga shifrat, është i lartë numri i atyre që për festa kanë udhëtuar drejt Greqisë.

Festat e Krishtlindjeve dhe Viti i ri po rikthejnë pranë familjes emigrantët shqiptarë. Në pikën kufitare të Kakavijes pala shqiptare ka shtuar numrin e sporteleve pesë në hyrje dhe tre në dalje.

Sipas informacioneve zyrtare gjatë 48 orëve rreth 20 mijë persona dhe 4 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri, në një kohë që kanë lënë Shqipërinë  6500 vetë dhe rreth 3000 mjete.

I lartë është numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të largohen drejt Greqisë për të kaluar festat fundvitit, duke pasur parasysh faktin se fëmijët e tyre kanë krijuar stabilitet dhe gjendja ekonomike nuk i lejon të rikthehen në Shqipëri shpesh herë.

Një problem shqetësues për udhëtarët në këtë pikë kufitare është mungesa e një terminali. Të gjithë autobusët e transportit publik janë në të njëjtin orar dhe si pasojë shkaktojnë radhë në këtë pikë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *