Dita e sotme do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit.
Sipas Meteoalb, në luginat e lumenjve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës, ndërkohë që në orët e mesditës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit, vetëm në zonën e Alpeve do kenë zhvillim të vranësirave dhe reshje dëbore.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së martë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme do ketë gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
j.l./ dita
