PAS NJË NJERIU APO PAS NJË IDEJE, SIPAS BLUSHIT

redaktor

Gjykimi standart i opinionit, ai dominuesi gjithsesi, është se dy partitë njësoj janë; dhe kjo përbashkuese ka qenë më e theksuar tek grykësia e tyre e tek zullume të tjera. Drama jonë më e madhe nuk është aq beterhaneja shumëplanëshe ku gjendet Shqipëria, me një shumëllojshmëri krizash e ngërçesh, sa nuk ke nga ta zësh më parë, se të tillë ishim dhe në `90; drama jonë është njëfarë skepticizmi se dhe këta (Rama më të tijtë), çoç do të bëjnë ndonjë gjë.

Megjithatë, nuk mund të thuhet se nuk kanë dallim PS dhe PD, qoftë nga origjina (ndonëse dhe në këtë rast thuhet se të dyja prej barkut të PP-së kanë dalë), qoftë nga lidershipi i tyre në formimin teknokratik e intelektual, qoftë nga thagma demokratike e dy formacioneve, etj. Pardje në parlament, Rama për të disatën herë i mëshoi faktit se mes tyre nuk ka ngjashmëri; dhe e ka patur gjithherë prioritet të aksionit të tij politik, daljen nga thesi i përbashkët ku i ka futur gjykimi publik. Por më konkret ka qenë Ben Blushi, në një rrekje për ta vijëzuar me thikë dallimin mes kampeve. Dhe e veçanta e Blushit nuk ka qenë se këtë ndarje ka dashur ta shtjellojë sforcueshëm, me ndonjë analizë-sintezë me ndoca fjali. Jo! Vetëm më dy të vetme dhe me kollajllëk: “Ju jeni të bashkuar pas një njeriu; ndërsa ne, pas një ideje!” Ky është ndër postulatet më të goditura që ka prodhuar ballafaqimi oral politik në tranzicion.

Share This Article
7 Comments
  • Saliut i shkojnë pas rrugeçër gjithfarësh që e kanë bajlozin e zi si mburojë për të bërë prapësitë e tyre, ndërsa në PS militojnë intelektualë të vërtetë që s’kanë nevojë për bajloz.Ky është dallimi.

  • Hosanna , baraba !
    Gazetaret mburrin njeri- tjetrin! Unitet brenda zanatit!
    Blushi eshte cun i mire por ka shume dengela! Ky dhe ndonje tjeter, rastesisht ndodhen ne PS, tek Saliu do ndiheshin me komod, si Kaci!

  • kushtetuten ta bej populli me referendum , jo baballaret e kombit , p.sh. pse 140 deputet, 80 cope jane mjaftushem,pse 1.5 milion leke ne muaj, 500 mije, beje me ligj…mjeku, gjykatesi, mesuesi etj u kap me shkelje hiqi te drejten e profesionit falimenton vete si njeri.e me rralle perdor gjoba jdhe sekuestro per vjedhje e abuzime…..meri pasurine e vjedhur meri shtepine, se me i fut ne burge jane taksat tona .keshtu behet shteti etj etj.
    nje mbret i tha plakut me te mencur te mreterise…..burgjet me kushtojne shume, dhe krimet shtohen akoma…kollaj fare tha plaku bej nje kafaz hekuri 1 meter me nje meter fajtorin fute brenda , kur te vi tjetri …vrite te parin e keshtu me rralle

  • Bushi bën pjesë në alenacën e gazetarëve përfshi dhe ata të klanit dhe lufton në emër të LMN. Sa për ideal Blushi zor të ketë, them se është konsumuar së tepërmi, ka 20 vjetë si në politikë dhe ne qeveritë e Nanos, që është pjesë e familjes gjinore. Mendoj se për shqiptarët nuk ka çfarë jep më, vetëm ndonjë roman, gjë që ja lejon dhe diplloma universitare. Dakort bën fjalime të bukura, por vetëm fjalime, se sa për punë e sakrifica është koqe dembelit. Mendoj që në parlamentin e ardhshëm nuk duhet të ketë karrige, nuk e përfaqson denjësisht forcën politike për të cilën kandidon.

    • Jo more ti , je komplet gabim _-Ti heqesh karigen Blushit dhe te lesh ata skopionsat tuaj qe jane kompelt qesharake kur flasin

      Blushi eshte konsekuent ne idete e tija politike, dhe ka edhe nje te mire me te madhe nga te tjeret se kerkon nje politke te jashteme me agresive dhe me patriotike se keta te tjeret ….kur vjen fjala tek politka midis Kosoves dhe Shqiperise

      Blushi eshte i vetmi qe i ka kerkuar llogari atij budallit qe keni misnter te jashtem duke i thene :..Cfare keni bere ne lidhje me bashkimin Kosove -Shqiperi

      Dhe minstri pergjigjet duke kruajtur koken , per te treguar bezdine qe i krijon kjo pyetje …..

      Blushi duhet patjeter aty ne PS, , se jo per gje por nuk shkon te kete partia vetem budallenj….

  • Nuk ja vlen te diskutosh per Blushin. I ceket,. Mendjemadh, dredharak, i paafte per pune shteterore dhe nuk ka skrupull te trazoje ne parate e te tjereve kur i jepet mundesia. Ne Korce u peshtiros aqe shume sa nuk ulej njeri me te as per te pire nje kafe. Rama beri gabim qe e propozoi per deputet ne Elbasan.

  • Si qendron e verteta e Blushit,ne kompromisin me Olldashin,per krijimin e nje poli te ri anti PS?
    Cilet jane ata deputete te PS qe benin pjese ne grupin e 10 kinezerive qe do largoheshin? A mundesh te na thuash,o fodull pa bythe?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *