Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sa vjeç kanë vdekur vëllezërit Frashëri?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Enciklopedi > Sa vjeç kanë vdekur vëllezërit Frashëri?
Enciklopedi

Sa vjeç kanë vdekur vëllezërit Frashëri?

anazapta
Published February 17, 2016
Share
SHARE

I nderuar lexues!

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri para viteve ‘90.

Sami Frashëri lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll.

Abdyl Frashëri lindi në vitin 1839 në fshatin Frashër dhe vdiq më 23 tetor të vitit 1892 në Stamboll.

Pra kanë lindur të tre në Frashër dhe kanë vdekur të tre në Stamboll.

Është kurioze që ndërruar jerë thuajse në të njëjtën moshë, Naimi në moshën 54 vjeçare, Samiu në moshën 54 vjeçare dhe Abdyli në moshën 53 vjeçare.

Figura më e njohur mbetet ajo e Naimit, por në fakt kanë qenë Abdyli dhe Samiu ata që e ndikuan fillimisht atë.

Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare.

Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë.

Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të “Revistës Dita”, më pas “Dituria” (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin. / Dita /

 

anazapta February 17, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • edonjeta rexhaj says:
    September 9, 2014 at 4:56 pm

    me pelqen rubrika juaj dhe ju lutemte vashtoni te shprehni fakte per te kaluaren e popullit

    Reply
  • cela says:
    November 15, 2016 at 5:24 pm

    Per c’shkak vdiqen? :-[

    Reply
  • d.h says:
    December 6, 2016 at 12:06 am

    Naimi është larguar nga kjo jetë në stinën e vjeshtës si Abdyli dhe kishte ardhur ne këtë jetë në stinën e pranverës si Samiu.

    Reply
    • Vlora says:
      May 10, 2018 at 7:30 pm

      Si Kane vdekur ?

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?