Presidenti Bujar Nishani që në fillim të qeverisjes së majtë, e ka shfaqur haptazi pakënaqësinë e tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Por, këtë radhë pakënaqësia e Presidentit i kalon kufijtë e qesharakes.
Ai thotë në një intervistë për Çim Pekën, se Rama nuk e lejon që të pushojë në vilat qeveritare në Dhërmi, Vlorë, Pogradec dhe Dajt. “Me vjen shumë zor të flas për një çështje të tillë që nuk i shërben asnjë prej atyre qindra halleve të përditshme që kanë shqiptarët.
Por duke e parë në aspektin e asaj që reflekton si mentalitet, si kulturë e një degradim të emancipimit shoqëror, padyshim që është tregues i një modeli qesharak që duhet mëshiruar”, ka thënë Nishani. Nuk dihet sa i vërtetë është ky pretendim, por duket se mes Nishanit dhe mazhorancës do të ketë një tjetër betejë. Ajo se ku do të kalojë pushimet Presidenti, Bujar Nishani.

LE TE QIROJ KOKA PESHKU KETE VER SE I BEN MIR PER PARALIZEN