SMS në DITA
Në 0689073730
“O popull, sa gjëra bëhen në emrin tënd!” Batuta e një filmi të njohur shqiptar, sa aktuale tingëllon edhe sot, sidomos kur thuhet nga goja e kreut të opozitës, që padrejtësisht flet në emër të mbarë popullit, për vetë faktin se nuk është i zgjedhur i mbarë popullit. Që këtu fillon abuzimi me kurrizin e të madhit popull, të cilit ka kohë që i është regjur shpina dhe nuk do t’ia dijë se ç’thuhet dhe bëhet për të, por e ka kuptuar se të gjithë duan domosdoshmërisht të përfitojnë dhe ta kenë mburojë atë. Populizmat e demagogjitë e sofistikuara me britma për revolta mbarë popullore, nuk pinë më ujë, se populli vetë jua piu lëngun prej shumë vitesh dhe është e vështirë t’i besojë, dhe jo më të bëhet fasadë e mllefeve për pushtet, që nuk pyesin për çmimin që paguan populli. Nga Adrian Milo.
