Ku duhet të drejtohen 5820 studentët që mbetën pa universitet

redaktor

Vendimi i MAS për të mbyllur 18 universitete private detyron 5820 studentë të gjejnë një mundësi tjetër shkollimi, duke u transferuar në një tjetër universitet. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, universitetet private, të cilave iu hoq licenca, kanë afat edhe një javë për të plotësuar dosjet e studentëve.

Ndërkohë që, MAS ka publikuar një listë me emrat e personave për çdo institucion privat të arsimit të lartë që i është hequr licenca, ku studentët mund të drejtohen. Ministria e Arsimit sqaron se, çdo student i cili ka probleme, pyetje apo paqartësi, duhet t’i drejtohet personit përkatës, emrat e të cilëve i gjeni në tabelën bashkangjitur shkrimit, si dhe adresat elektronike të tyre.

“Të gjithë studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë që iu është hequr licenca, për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e transferimeve dhe zbatimin e Udhëzimit nr. 25, datë 11.08.2014, ‘Për procedurat që do të ndiqen për organizimin e procesit të transferimit të studentëve nga Institucionet e Arsimit të Lartë, të cilëve iu është hequr licenca’, mund t’u drejtohen me e-mail pikave respektive të kontaktit “, thuhet në njoftimin e MAS.
Dokumentet dhe afatet
Duke iu referuar VKM-së, Institucionet e Arsimit të Lartë që iu është hequr licenca kanë detyrim të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore-shkencore për vitin akademik 2013-2014, të plotësojnë dosjet e studentëve që janë në vijim të studimeve deri në fund të muajit gusht, afati i fundit është data 1 shtator dhe, nëse ka studentë që nuk kanë kërkuar të marrin dosjet, universitetet private e kanë detyrim që ato t’i dërgojnë në Ministrinë e Arsimit deri në datën 10 shtator.

Plotësimi i dosjeve për studentët do të kryhet pa asnjë detyrim financiar nga ana e studentëve. Duke qenë se ka mbetur vetëm një javë kohë nga plotësimi i këtij detyrimi, MAS ka publikuar listën dhe adresat e postës elektronike të personave të kontaktit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për çdo Institucion privat të Arsimit të Lartë që i është hequr licenca, në mënyrë që të mbështesin studentët për plotësimin e dosjeve dhe kryerjen e transferimit.

Dosja e studentit të përmbajë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për të mundësuar çregjistrimin nga kjo IAL dhe regjistrimin në një IAL tjetër, si më poshtë:

Dokumentin e çregjistrimit; Planin e plotë të programit të studimit; Listën e lëndëve të shlyera me notat dhe kreditet përkatëse; Listën e notave dhe kreditet e fituara për çdo lëndë dhe detyrimet e shlyera, e cila do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur; Kopje të kontratës së lidhur në kohën e regjistrimit të studentit në IAL-në përkatëse dhe kopje të dokumentit që dëshmon zgjidhjen e kontratës; Diplomat e cikleve të mëparshme të studimit dhe/ ose të shkollës së mesme të kryer nga studenti. Për sa i përket dokumentit të çregjistrimit, duhet të jetë origjinal dhe individual.

 

Institucioni i arsimit të lartë të cilit i është hequr liçenca Personi i kontaktit në MAS E-mail
SHLUJ “Universiteti Kristal” Lajda Bana

Orjana Ikonomi

[email protected]

[email protected]

 

SHLUP “Vitrina” Dhimitër Bako

Elona Hamzai

[email protected]

[email protected]

 

SHLP “Universiteti Elite” Dhimitër Bako

 

[email protected]

 

SHLUJ “Justiniani I” Dhimitër Bako

 

[email protected]

 

Akademia e Ndërtimit, Tiranë Dhimitër Bako

 

[email protected]
IPAL “Shkolla e Lartë “Illyria”” Lajda Bana

 

[email protected]

 

Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës Elona Hamzai [email protected]
SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” Orjana Ikonomi [email protected]

 

Akademia Pedagogjike, Tiranë Dhimitër Bako

 

[email protected]

 

IALP “Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” Orjana Ikonomi [email protected]

 

IALP “Kolegji Profesional i Sporteve” Fier Lajda Bana

 

[email protected]

 

Kolegji Profesional “Argent” Shkodër Dhimitër Bako

 

[email protected]

 

IALP “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës” Elona Hamzai [email protected]
Shkolla e Lartë Private e Edukimit Lajda Bana

 

[email protected]

 

Kolegjet Profesionale, Private “Medicom” Elona Hamzai [email protected]
Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës Lajda Bana

 

[email protected]

 

SHPAL “Gjon Buzuku” Shkodër Orjana Ikonomi [email protected]

 

SHLUJ “Medikadent” Orjana Ikonomi [email protected]

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *