Dërguar me email
në adresën e redaksisë
DITA! Ne shqiptarët kur na shajnë nga familja vrasim njerëz dhe kur na shkelen të drejtat më elementare për të jetuar, nuk e çojmë kokën fare. Jemi popull pa dinjitet, popull që dikush krenohet se është mysliman, dikush krenohet se është katolik, dikush thotë se feja ortodokse është më e mira, dhe bektashianët thonë se janë më të pastër nga myslimanët. Asnjëri prej këtyre nuk e thotë me krenari se është shqiptarë. Krenaria e një populli duket kur kërkon të drejtat e tij dhe jo kur e mban kokën ulur, krenaria e popullit duket kur ngrihet në këmbë dhe kërkon të shpori nga karrigia politike të gjithë hajdutat dhe mashtrusat dhe ne këtë gjë s’kemi për ta bërë asnjëherë. Poshtë hajdutat dhe kriminelat e politikës shqiptare.
