Ku e gjen vallë kurajën?

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Të nderuar të DITËS! Tashmë jam në moshën e tretë dhe kam lexuar e dëgjuar për shumë regjime diktatoriale kudo në botë, por edhe për atë të Zogut, Hoxhës dhe të Berishës tek ne. Për dy të parët tashmë të vdekur, dihen krimet e tyre. Kemi 24 vjet që na mbiu në derë e s’na shqitet si bajga pas këpuce diktatori i fundit Sali shpirtziu, i cili po na skandalizon faqe botës me politikën e tij “përça e sundo”, si në pushtet dhe në opozitë. Ky hajdut i pangopur familjarisht, shitës e shkatërrues të pasurisë kombëtare, vrasës të Gërdecit, 21 Janarit, Hajdarit, A.Brocit me 3 shokë, Xhindit, R.Hoxhës, K.Trebickës, Olldashit etj., bërtet, sokëllin, kërcënon, shpif… sikur s’ka bërë asgjë. Ku e gjen forcën, kurajon dhe mbështetjen ky njeri hakmarrës, smiranjoz, shpirtlig, karrierist i paparë, rrugaç politik, me mendime të zeza si korbi, etj., që kërkon të marrë pushtetin me gjak sipas kanunit të L.Dukagjinit që e ka përkrahur, duke deklaruar publikisht: “Do e kthej PD-në në pushtet para kohe.” Dhe kjo dihet pse…! Temo

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *