Në emisionin “Ora kulturë” që drejton Arrmando Bora në ORA NEWS, të shtunën e kaluar në mbrëmje ishte i ftuar Moikom Zeqo. Nuk po i vendos ndajshtimet përpara emrit të tij. Mendoj se është njësoj si përpara Ismail Kadaresë apo Dritëroit të vesh përcaktimin shkrimtar apo poet. Moikomi nderon me erudicionin dhe talentin e tij çdo shqiptar. Kamera në studio disa herë fokusoi qartë portetin dhe duart e tij. Moikom Zeqos… Mua më la gjurmë diçka që ka të bëjë me ngjyrat,.. me një njollë në gishtin e madh të dorës së majtë të Moikomit….Është fjala për bojën e zezë që i kanë vendosur në gisht komisionerët kur ai ka votuar më 23 qershor…
Më parë më duhet t’ju shpjegoj se këtë emision e ndiqja nga Athina ku jetoj prej kohësh si emigrant.
Lidhja e një kategorie si unë me Shqipërinë, shpesh është vetëm televizioni. Duke dëgjuar gjithë sy e veshë atë, bëjmë edhe krahasimet me TV-të e këtushme. Jemi shumë të ndjeshëm, aq sa shpesh na irritojnë disa fenomene që po të jetonim në atdhe, mbase nuk do t’i përjetonim kësisoj.
Psh, të vrasin syrin dhe veshin disa gjëra që këtu në Greqi asnjëherë nuk i shikon: Në debatet politike dhe emisionet opinioniste në TV-të greke që i ndjek prej kohësh nuk kam vënë re në asnjë rast që të jenë të ftuar gazetarë që bëjnë avokatinë e qeverisë, ose t’i vërsulen me kritika opozitës. Ata patjetër që janë diku, por nuk i sheh në këto pozicione nëpër ekranet e TV-ve. Shikon vetëm ata që qendrojnë përballë qeveritarëve dhe deputetëve të pozitës.
Dhe shpesh etikën e merr lumi në këto përballje. Sheh në kanalet televizive të këtushme qeveritarë më arrogantë dhe më gojështhurur se këta tanët. Gazetarë agresivë përballë pushtetarëve që në përpjekje për tu shfajsuar djersisin e ndyjnë gojë, sheh sa të duash. Sidomos tani që në parlament kanë hyrë edhe neofashistët e Agimit të Artë, asgjë stë çudit.
Por Henri Çil e Artan Hoxhë që të mbrojnë qeverinë e të fajësojnë opozitën, siç i pamë rëndom në ekranet tona para zgjedhjeve, këtu në TV-të greke nuk ka, nuk sheh… Edhe këto ditë dorëheqjen e detyruar të Berishës ky soj gazetarësh, duke paraqitur sukseset e tij,(ashtu siç bëri dhe vetë ai) në thelb e tërthorazi fyejnë votuesin, fyejnë shumicën e shqiptarëve, duke i paraqitur ata si budallenj që duke mos votuar Berishën, i paskan rënë së mirës me shqelm…
Por le të kthehemi te emisioni kulturor i së shtunës ku kryefjalë e bisedës ishin arti dhe librat. Sa i çmuar ky emission; sa shlodhës pas gjithë asaj fushate të gjatë e të ngjirrur… Por ja që kamera fiksoi pa dashur gishtin e bojatisur më 23 qershor të Moikom Zeqos.
Para disa vjetësh shërbeva si përkthyes mes Moikomit dhe poetit grek shumë në modë sot në Greqi, Kristo Tumanidhit. Poeti grek, qëlloi të ishte nxënësi dhe miku më i afërt i Ricosit të madh, për të cilin bëhej edhe biseda, ku Moikomi e la gojëhapur bashkëbiseduesin … Më pas kur u nda nga Moikomi, ai m’u shpreh se Greqisë së sotme, atdheut të Aristotelit dhe të Platonit i mungonte një erudit i tillë. E pra këtij filozofi që bota e çmon,.. ne ia lyejmë gishtin me bojë se mos votonte dy herë. Sigurisht duke zbatuar ligjin. Por çështë ky ligj?!. Si mund t’i them poetit grek kur të më pyesë: Ku e vrau gishtin Moikomi?.. Ai nuk punon me çekiç, nuk është marangoz. A do t’u lyhet me bojë gishti shqiptarëve në zgjedhjet e ardhëshme?
Mund t’ju duket egzagjerim kur nuk je emigrant e që nuk ke pasur fatin të provosh mbi shpinë racizmin kjo që do të them në mbyllje: Mjafton vetëm ky fakt, që edhe pas 20 e ca vjetësh t’i lyesh gishtin me bojë Moikom Zeqos se mos “gabimisht na bëhen dy të tillë”, për të kuptuar se sa larg Europës jemi ende. Mjafton simbolika e këtij detaji, e njollës në gisht, për t’i thërritur mendjes e të kuptojmë se që kur duhet të kish ikur Berishadhe se sa banal po duket vajtimi që ka përfshirë mbështetësit e tij. Bashkë me dy garuesit që duan ta zëvendësojnë..
Letër e nënshkruar: Ilir Mborja

Z. Ilir, bashkohem me gjithcka trajtoni ju. Dua te shtoj se Moikomi eshte themeleues i PS, por nuk kuptoj arsyet pse ai nuk ben pjese ne ekipin e Rilindjes? pse ai nuk perfshihet ne qeverisjen e koalicionit te majte? Nje personalitet i tille, padyshim do te nderonte vendin tone, sidomos ne fushen e artit te kultures.
Themeluesit dhe kapacitet e verteta intelektuale te P.Socialiste, lidershipi i sotem nuk u ka dhene vendin qe u takon, qofte dhe formalisht. Nuk jane pjese,jo vetem e qeverisjes apo vendimarrjeve, por nuk ftohen as ne ndonje tryeze, konsulte e keshillim, kur bota i ruan dhe i perdore si relike keto vlera te cdo partie! Deri dhe ne festat dhe pervjetoret qe organizon cdo vit kjo parti nuk ftohen e as respektohen. Maikom Zeqo dhe brezi i tij jane ne fakt kurora e arte e Partise Socialiste.Ky shkrim per mendimin tim eshte edhe nje apel per zotin Rama, qe te reflektoje, duke perfshire ne skuadren a si ka qejf ta quaje te Rilindjes, kapacitete dhe nerez qe kan shume per ti dhene Shqiperise ne ket periudhe te reflektimit te thelle.
Themelueseve dhe kapaciteve te verteta intelektuale te P.Socialiste, lidershipi i sotem nuk u ka dhene vendin qe u takon, qofte dhe formalisht. Nuk jane pjese,jo vetem e qeverisjes apo vendimarrjeve, por nuk ftohen as ne ndonje tryeze, konsulte e keshillim, kur bota i ruan dhe i perdore si relike keto vlera te cdo partie! Deri dhe ne festat dhe pervjetoret qe organizon cdo vit kjo parti nuk ftohen e as respektohen. Maikom Zeqo dhe brezi i tij jane ne fakt kurora e arte e Partise Socialiste.Ky shkrim per mendimin tim eshte edhe nje apel per zotin Rama, qe te reflektoje, duke perfshire ne skuadren, a si ka qejf ta quaje te Rilindjes, kapacitete dhe nerez qe kan shume per ti dhene Shqiperise ne ket periudhe reflektimit te thelle per te gjithe.
Po mire, Moikomi vete a e deshiron kete qe i propozoni ju komentuesit Rames? Mbase, AI, deshiron te mbetet nje erudit e filozof i gjithe shqiptareve, jo nje partiak i thjeshte, megjithese ai per nje parti voton. Nje qendrim te ngjashem mban edhe Kadareja. Thjesht pyeta.
Shko pyet Edi Ramen per kete.E do Moikomin dhe te tjere sia ai?