Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar Dita! Reforma në drejtësi është kryefjala e çdo ligjërate që artikulohet nga goja e çdo shqiptari! Na i hoqi trutë e kokës edhe “konsensusi”. Kjo reformë do edhe ndryshime në Kushtetutë. Kushtetuta u bë me referendum. Atëherë pse edhe kjo nuk bëhet me referendum? Dhe të shpëtojmë nga kakërdhitë e stanit ku janë mbyllur përçorët shqup-as. Unë dhe shumë si puna ime “rrahim ujë në havan”, por nuk dimë se ç’ligj e pengon. Atëherë ju që na keni lexues të rregullt, ju lutemi na sqaroni me ndihmën e një juristi të mirë. Ku është fshehur çelësi që na hap derën për të hyrë ne Europë?
