Ku është mbytur noti shqiptar?

redaktor

Për realitetin shqiptar të notit, nuk është sekret se me përjashtim të notarit Sidni Hoxha që stërvitet në SHBA dhe konkuron denjësisht në veprimtari ndërkombëtare, rezultatet e tjera janë të ulëta. Ato të meshkujve nuk mund të krahasohen as me femrat jashtë vendit tonë. Duhet të pranojmë se disa ekipe e klube si Tirana, Stela, Teuta, Partizani, Delfin, Jon i kanë dhënë tonin notit në periudhën e tranzicionit duke nxjerrë mjaft notar të mirë. Por ka ekipe e shoqata si Partizani, Flamurtari, Vlora etj niveli dhe përfaqësimi i të cilëve është i dobët. Apo Pogradeci që nuk përfaqësohet fare vitet e fundit në veprimtaritë kombëtare të notit edhe pse tradita në këto qytete nuk ka munguar. Kjo ngarkon me përgjegjësi në radhë të parëtrajnerët, klubet sportive dhe bashkitë e qyteteve. Por dhe Federata e Notit nuk duhet që të lejojë këtë situatë në këto qytete. Natyrisht që për këtë gjendje mund të ketë ndikuar dhe mungesa e bazës materiale për stërvitjen, por unë mendoj se nuk është kjo e gjitha. Në radhë të parëështë niveli i lartë dhe cilësia e stërvitjes, lufta kundër formalizmit e njëanshmërisë që vihet re në sport.

Kohët e fundit, 2-3 vjet,fenomeni i largimit të notarëve jashtë vendit është bërë shumë shqetësues. Kjo ul dhe cilësinë në këtë sport. Disa notarë si J. Peta, K. Meçe, A. Qyqja, P. Cami etj kanë shkuar dhe me studime jashtë vendit, si në Itali, SHBA, Francë etj. Natyrisht që ata shkojnë për një jetë më të mirë, por dhe kushtet e stërvitjes janë më të mira. Disa notarë janë kampionë apo rekordmenë te ne, por për shkak të nivelit të ulët nuk inkuadrohen pranë ekipeve të tyre. Kjo i detyron që disa notarë të kthehen përsëri. Dihet që stërvitja jashtë vendit ka dhe vështirësitë e veta, por unë mendoj se largimi nga vendi ynë i notarëve, ka të bëjë dhe me kujdesin dhe interesimin e paktë nga ana jonë, nga ana e Federatës së Notit, bashkive të qyteteve por dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Konkretisht notarja e talentuar Anxhela Kashari u largua nga noti këtë vit (18-19 vjeçare) dhe asnjeri “nuk çau kokën” për të.Iu dha bursa olimpike dhe pas një ose dy muajsh iu hoq përsëri. Për shkollën e lartëpër të asnjeri nuk u interesua dhe ajo konkurroi vetë. Kohët e fundit nuk ishte në gjendje nga ana ekonomike që të përballonte dhe pishinën për stërvitje. Ose kemi rastin e notares së ekipit kombëtar N. Merizaj qëështë larguar për stërvitje në Greqi dhe asnjeri nuk mban përgjegjësi ose nuk dinë gjë. Si është e mundur? Ajo është një notare që ka përfaqësuar vendin në disa aktivitete ndërkombëtare dhe në kampionatin botëror, vitin e fundit në Rusi 2015. Është notare e ekipit kombëtar që ka përfaqësuar “Stelën”. Nëse notarja ka ndonjë pretendim për pagën (dhe është normale), duhet që ta zgjidhi Federata e Notit, ose Bashkia e qytetit të Tiranës. Por një sportist i ekipit kombëtar nuk mund të largohet kur të dojë e të stërvitet me kë të dojë pa aprovimin e Federatës. Federata e Notit para 2-3 vitesh shpërblente 5-6 traniera me një pagë nga 10’000 lekë në muaj, pra ajo shumë mirë mund të paguajë 2-3 notarë cilësorë me një pagë që të paktën notarët të kenë mundësi të paguajnë pishinën dhe për nevojat e tyre. Pra problemi është që si largohen këta sportistë dhe si nuk interesohemi për ta? Këta dy shembuj i mora edhe për të kuptuar se sot nuk është aq e lehtë për të përgatitur një notar cilësor. Duhen vite të tëra dhe sakrifica në stërvitje për të arritur rezultate të larta, prandaj kujdesi për ta nuk duhet të mungoj. Ka dhe notarë të tjerë që largohen nga tranieri i tyre dhe stërviten me prindërit. Kjo nuk është e drejtë. Trainerët duhet që t’i aprovojë Federata e Notit nëpërmjet kurseve të kualifikimit. Prindërit vetë duhet ta kuptojnëse këtë punë nuk mund ta bëjë mirë çdo njeri. Stërvitja sportive nuk është proces aq i thjeshtë, por ai është një proces i gjatë, shkencor dhe edukativ. Mbi të gjitha kërkohet durim, vendosmëri dhe nivel të lartë nga ana profesionale.Mund të ketë shumë traniera të “vetëshpallur”, por specialista që e njohin notin ka pakë. Mendoj se largimi i notarëve vjen se dhe stimuli dhe shpërblimi i tyre kur thyejnë rekordet e dalin kampion, mungon. Ky shpërblim duhet të bëhet dhe për tranierët që marrin trofe, dalin kampionë me të rinj apo të rritur, ose kur marrin Kupën e Republikës. Vazhdimisht i kemi ngritur këto shqetësime dhe akoma vazhdojnë.

Mendoj se niveli i drejtimit e i organizimit të punës nga ana e Federatës është i dobët. Ajo është kthyer më tepër në një shoqatë bamirësie sesa në një institucion shkencor, që i shërben cilësisë sportive. Me teorinë “hajde t’i çojmë të gjithë jashtë shtetit” për t’ju bërë qejfin është abuzuar dhe abuzohet. Kjo e ka dëmtuar akoma më tepër punën. Federata e Notit nuk ka një program të qartë pune se ku duhet ta përqëndrojë më tepër vëmendjen. I është ofruar ndihmë por nuk ka pranuar. Janë bërë kritika e vërejtje nga tranierë të tjerë, por nuk ka asnjë reagim. Disa herëështë ngritur problemi që në veprimtarinë ndërkombëtare të rëndësishme si ato botërore, europiane apo olimpiada të shkojnë tranierët e sportistët më të mirë, por në mjaft raste këto bien në vesh të shurdhët. Rasti i fundit është kampionati botëror i Rusisë që u zhvillua në Kazan 2015. Këtë e kaemi theksuar edhe herë tjetër që këto veprime natyrisht nuk bëhen rastësisht, por kanë një qëllim të caktuar.Për kualifikimin e tranierëve punohet dobët, ose aspak. Natyrisht është detyrë e çdo tranieri që të thellohet në njohuritë e tij, nëpërmjet studimit individual, por Federata e Notit në këtë drejtim ka detyrë që të informojë vazhdimisht tranierët për të rejat e shkencës e teknikës, për metodat e stërvitjes. Këtë duhet ta bëjë mirë dhe Këshilli i Trainerëve pranë Federatës, por ky këshill ka vite që nuk funksionon edhe pse e kemi kërkuar disa herë.

Federata e Notit asgjë nuk bën për të luftuar informalitetin në ekipe. Ka trainerë që vijnë në veprimtaritë kombëtare sidomos me të rinj e të rritur, me notarë që nuk kapin as normat minimale (as kategorinë II sportive), për të mos folur për kategorinë e parë dhe asnjë fjalë nuk thuhet e analizë nuk bëhet. Bile, disa prej tyre “shpërblehen” duke shkuar jashtë shtetit si trainera të ekipit kombëtar. Kështu vallë do të eci noti dhe cilësia sportive? Garat e notit zhvillohen pa tabelë elektronike. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi tabelë. Kaq keq është shteti ynë për 20-25.000 euro për ta blerë. Mbas garave fituesit as medalje nuk marrin, pa le më shpërblim kur thyejnë rekorde. Garat nisen me bilbil pa pistoletë. Kjo ndodhi dhe në kampionatin kombëtar të të rinjve dhe të rriturve në datën 2-3 shtator 2015. Ministria e Arsimit dhe Sporteve nëse dëshiron që të bëjë diçka konkrete le ta blejë një tabelë elektronike dhe jo të interesohet për të shkuar jashtë shtetit disa punonjës të saj si në Katar e Kazan të Rusisë. Mendoj se përgjegjësi për të gjitha këto ka Presidenti i Federatës së Notit z.A.Çiraku dhe sidomos sekretarja e Federatës Znj. S. Haxhija. Ajo ka 8-9 vjet në këtë detyrëdhe ka detyrë funksionare që të zgjidhë mjaft probleme në not, sidomos funksionimin e Këshillit të Tranierëve, organizimin e garave, kualifikimin e tranierëve etj. Ajo e ka të vështirë ta bëjë sepse është jashtë profilit dhe nuk e njeh notin.

 

*Trajner i Merituar

“Shoqata Jon” Vlorë

Share This Article
4 Comments
  • Noti si fillim don trajnere me cilesi shume te larte qe dine te zgjedhin elementet qe ne rini e qe nuk i “djegin” me stervitje e tejlodhje. Per te arritur rezualtate te larta nderkombetare pervec sakrificave te notareve dhe bazes materiale duhen njohuri shkencore e biokimike tejet te avancuara gje qe ne nuk e kemi as edhe ne mjekesine tone. P.SH. Berja e analizes se acidit laktik ne c’do stervitje ben qe te dozohet stervitja mbi bazen e kapaciteti real te sportistit dhe jo mbi hamendjet e trajnereve dhe vullnetit te sportistit. Organizmi njerezor ka limitet e tija qe duhet te ndiqen me shume kujdes. Pastaj duhet edhe pregatitja psikollogjike dhe ajo e afrimit te garave qe don nje stervitje te personalizuar. Nuk mundet qe te kete not cilesor ne Shqiperi derisa disa sterviten jashte dhe te tjeret ne mocal/piscinat tona pa asnje kriter shkencor se nuk kemi patur dhe as qe kemi aktualisht nje trajner qe te meritoje kete fjale rezualtat e meshkujve tane kane qene dhe jane shume shume me dobet se femrat e huaja. Pra ose te merren trajnere nga jashte dhe padyshim te krijohen kushtet minimale ose NOTI NE SHQIPERI DO TE QUHET KATUNARNOTI ose me mire NOT QENI.

  • Ok Z. Koci. Je shume ne rregull. Me gishtat e dores jane trajneret ne Shqiperi qe kerkojne analiza mjekesore per sportistet e tyre. Ka nj qender ne Tirane ku behen edhe disa matje parametrash. Askush nuk do tja dije. Mjafton qe trajneri te marre leket e muajit nga sportisti. Po kjo e notit ishte skandal. Nje profesor i “madh” qe i eshte fiksuar se gjen notare me talent ve femijet 10 -11 vjec te notojne minimumi 3000 m ne nje seance stervitore. Kurre nuk i ka thene asnje femije bej analiza, kurre nuk i ka percaktuar ndonje notari se cfare diete do ndjeke. Ai vazhdon dhe merr leket. Ndaleni sa me pare kete te marre se pastaj do detyrohet ligji ta ndale. Ndaleni para se te na ndale zemra nga ndonje lajm i kobshem. Ky eshte ne qendren prane shkolles petro nini para se te shkosh te pishinat e shtetit.

  • Me gishtat e dores jane trajneret real ne Shqiperi te tjeret jane pseudo trajner ashtu sic thote dhe artikulli me lart persona qe nuk kan pasur ndonjehere ne jete lidhje me notin thjeshte se mund te ket femijen e tij notare ( me teseren e partise ne xhep) DHE PSE ANALFABET TOTAL behet trajner i ekipit te notit…Deri kur do vazhdoj keshtu CFARE BEN KOKSH FEDERATA E NOTIT BASHKITE QE EMEROJNE KETA ANALFABETE….. NUK PASKA ASNJE KRITER PER TU EMERUAR TRAJNER NOTI ???

  • Shume mund te flasesh per notin apo te shperfillesh ata te paktet pasionante te mbetur nga koha e pamundesise
    ekstreme. Personalisht gjykoj qe notit si sport tejet i kushtueshem per tu ushtruar duhet patjeter te mbeshtetet
    ne menyre te dicerencuar pse jo te privilegjuar nga Ministria e Arsimit e Sporteve.
    Pse?
    1 Si asnje sport tjeter noti eshte kalitesi, zhvilluesi, mbrojtesi me i paepur i sistemit kardiovaskular te organizmit njerezor. Notaret kane kapacitete respiratore
    me te larta dhe se atletet e vrapimeve. Kujdes! Investimi
    per notin eshte direkt jetegjatesi.
    2.Eshte vertetuar qe noti ushtron vec fizikut dhe kapacitetin mental te njeriut edhe per arsye te lojes
    vazale qe asnje ushtrim tjeter nuk e ben dot.
    3. Ngarkesa fizike qe merr organizmi qe ushtrohet
    ndersa pozicionohet horizontalisht jep efekte te pakrahasueshme psikologjike duke ulur stresin dhe rritur
    optimizmin per nje veprimtari efikase jashte sportit.
    I bindur qe me kuptojne shume mire ushtruesit e rinj e te moshuar te ketij sporti sugjeroj te pabindurve ta ushtrojne
    notin, titullareve te Ministrise se Sporteve te hapin rruge
    investimeve ne kete sport qe lufton me mire se cdo sport tjeter 2 shkaqet kryesore te vdekjeve; infarktet e zemres dhe ato te trurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *