Ku është më mirë dhe ku është më keq të jesh grua, Shqipëria e 108-a në botë!

anazapta

Kanë kaluar 100 vjet që femrat fituan për herë të parë të drejtën e votës. Me këtë rast rrjeti gjigand britanik BBC ka nisur sezonin e aktiviteteve të quajtur “100 gratë”. Me dhjetëra programe i dedikohen vetëm grave, ndërkohë që politika editoriale këto ditë u lihet në dorë disa prej grave më të famshme në planet.

Në këtë kuadër të premten është publikuar edhe një raport për hendekun gjinor, duke treguar se ku është më mirë që të jesh grua. Më mirë të jesh grua është në Islandë, e cila vazhdon për të pestin vit me radhë të mbajë vendin e parë me hendekun më të vogël gjinor.

Po Shqipëria? Shqipëria ndodhet në vendin e 108-të në botë, ngjitur me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigeria, Koreja dhe Surinami. Serbia është në vendin e 42-të, sa për krahasim, kurse Maqedonia në vendin e 57-të. Asnjë vend i Europës nuk shkon kaq larg sa Shqipëria. Sidomos sa i përket shëndetit dhe përfaqësimit në politikë, femrat në Shqipëri janë shumë keq në renditje. Ndërkohë që janë mirë sa i përket edukimit.  / Respublica

Share This Article
9 Comments
    • Po ti nga je o leshko. Po Saliu e ka fajin per Burracaket qe ua kane forcen grave.
      Eshte kultura me shekuj o leshko.

      • Te siguroj qe sjam nga kjo rrace, di te respektoj dhe natyrisht qe me respektojne, ti qe je njesh me ta, ke hyre gabim ketu, shko rri mbythe te rrapit dhe bej llogje patriotizmi, por brekdhjerit qe nuk respektojne vehten dhe familjen e tyre te siguroj se Europa i shporr nga syte e vet.

  • E c’fare nuk pret nga kete bure me cigare ne goje, ndersa gruaja e tij mban ne kuriz nje bare kaq te madhe.Besoj qe tek ai dhimbsuria, respekti si bashkeshorte mungojne.Per te gruaja eshte per riprodhim dhe per punet e shtepise.

    • Ke te drejte Byli ,dhe une mendoj se duhet rinovuar kjo foto
      Duhen marre si shembuj ato shtrigat e lashta ..qe te kap per zhele e te qit perjashta
      Duhet marre si shembull gruaja burre …ajo qe te con per lesh ,ajo qe te var te palma ..apo mos ndoshta duhet te publikojne koken e AISHES ,dhe intevistat e Shaban Norjes si star nga qelia …apo Shaban Norja qe nga foltorja te permend dhe stergjyshin ,nena gra e motra .Zot na mbaj mendjen …po kte nuk e ka gjeneruar nje grua ,nuk ka pasur moter ,as grua nuk paska !
      Duhet marre si shembull GRETA KOQI ,qe del ne foto me doren poshte rripit te pantallonave te Flamur Noqes …si per te na treguar qe pikerisht ajo foto e beri drejtoresh …e coi ne liste per deputete …
      Oh te lutem ,lere fare ,ler kte foto se nuk me demton mua ,as femijet e mi …me vret pak ndjeshmerine e syve ..me duket pak idiote qe ka ‘zgjedhur’ te ngrej ato drute …vendos po deshe ate bukurine e ftohte te Migjenit me thenien ‘A don qymyr zoteri”? Qymyri i saj ndihmon te shfryne instiktet shtazore ,jep fal dashuri per disa minuta …blen buke per Lulin e vocerr …por nuk eshte se me degjeneron diplomen …si gjesti i Greta Koqit …nuk me humbet feminilitetin si ato qe te cojne per lesh …nuk me ben nje grua nene qe …var te palma …ruajuni nga ato te palmes …edukojne Shabanin e ri te AISHES qe d jete vajza ime ..e jotja
      ME LER TE NGRE ATO DRUTE ..SE DO VDESE SI GRUA NJERI I NDERSHEM!

  • Si shpjegohet që disa gra politike shqiptare pa e kaluar fare ylberin u bënë burra!? Shanin si burra,silleshin si meshkuj,bértisnin si burra,pinin si burra etj.etj. Përshembëll jozi dhe doda. Cili ështé sekreti?

  • Investimi madhor i kombeve.
    Gjithmonë e më shumë , gjithmonë e më shpesh , kompani prestigjioze botrore në fushën e studimeve, po i adresohen problemit madhor të kontributit të grave në zhvillimin e shoqërisë. Mbetet detyrë e obligim i shoqërisë , i shteteve dhe qeverive , të përfitojnë nga përfundimet e këtyre studimeve për të ndryshuar pozitivisht pozitën e grave në shoqëri, kontributin e tyre.
    Një studim me të vërtetë interesant dhe gjithpërfshirës për këtë temë , është publikuar së fundi nga kompania prestigjoze e studimeve strategjike Booz&company (Havard Business Revieu , 2013) .
    Studimet e saj tregojnë që afërsisht një miliard gra do të mund të hyjnë në ekonominë globale në dekadën që jemi. Sipas Angel Gurria , sekretare e përgjithshme e organizatës për bashkpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) – gratë janë aseti ekonomik më i vlefshëm në ekonominë botërore. Sipas llogaritjeve në qoftë se p.sh. në Sh.B.A. , Japoni dhe Egjipt , gratë do të ishin të punësuara në të njëjtën shkallë si edhe burrat, produkti i brëndëshëm bruto (GDP) e këtyre vëndeve do të rritej respektivisht me 5% , 9% dhe 34%.
    Si do të mundej të realizohej rritja e pjesmarrjes së grave në ekonomi?. Kërkimet e Booz&Company , i u përgjigjën kësaj pyetje duke analizuar realitetet në më shumë se njëqind vënde nga dy pikpamje:
    Së pari , cilat ishin politikat që vëndet kishin për mbështetjen e grave, të tilla si aksesi i garantuar për arsimim , për kreditim ,për punësim .
    Së dyti ,cilat ishin arritjet ekonomike të grave në këto vënde. Këtu përfshiheshin niveli i pjesmarrjes në forcat e punës , punësimi në detyra të nivelit të lartë , barazia në paga.
    Vëzhgimet e realitetit tregojnë se me rritjen e nivelit të arsimimit tek gratë edhe kompanitë vrehet se po bëhen më mikpritëse. Duket se ekujlibrat po ndryshojnë.
    Bazuar në dy elementët bazë , në atë të suksesit ekonomik të grave dhe njëherësh në politikat mbështetëse për to , studimi i mësipërm jep të dhëna shumë interesante globale për më shumë se 100 shtete. Studimi, bazuar në dy elementët e mësipërm , i grupon këto shtete në katër grupe.
    Në grupin e parë përfshihen ato shtete që ndodhen , siç thuhet, në portën hyrëse. Këto vënde nuk kanë bërë përpjekje sistematike për rritjen e pozitës ekonomike të grave , por siç duket kanë bërë përpjekje për arsimimin e tyre dhe zhdukjen e analfabetizmit tek gratë. Në këtë grup vëndesh hyjnë kryesisht pjesa më e madhe e vëndeve të Afrikës , Lindjes së mesme , Amerikës latine , Azisë etj. Kështu në Hindi , fjala vjen , 5.5 milion gra , hyjnë si forcë pune e re çdo vit në ekonomi. Por, më shumë se 50% e tyre e kanë të pa sigurtë mardhënien e punës dhe gjatë vitit zëvëndësohen. Në Arabinë Saudite , gratë përbëjnë 57% të atyre që diplomohen brënda vitit në universitete , por vetëm 12% e tyre janë të punësuara.
    Në grupin e dytë , përfshihen vënde të Azisë dhe Afrikës , të cilët në këtë fushë synojnë rritje. Mendohet se në këtë grup (këtu hyn edhe Rusia ,Kina ) , ndjehet nevoja e politikave ndërhyrëse më të fuqishme në mbështetje të grave si nga qeveritë edhe nga kompanitë prodhuese. Gratë në këto vënde , duket se kanë hecur vetë përpara . Me më shumë përpjekje , këto vënde , do të rrisnin më shumë fitimet e tyre , ndryshe do ta kishin të vështirë të mbështesin më tej progresin . Gjysma e miljardereve të botës , sot janë në Kinë , kurse në Tanzani sot ka 730 000 sipërmarrëse femra ,nga 1.2 miljon në total , por me që ligjet tribale diktojnë që vetëm djemtë trashëgojnë tokë , për gratë mungon koleterali më i zakonshëm për të siguruar nga bankat kredi për biznesin e tyre.
    Grupi i tretë i kombeve , karakterizohet nga fakti që sukseset ekonomike të grave i ka relativisht më poshtë grupit të dytë , por mbështetja sociale dhe politikat shtetërore për gratë janë më të mëdha. Në këtë grup që është mjaft diskret në shtrirje gjeografike , përfshihet edhe vëndi ynë .
    Tradicionalisht , kujdesi të paktën në dukje i shtetit ndaj grave, në vëndin tonë, ka qënë një tregues i shtetit social. Një erë e re duket se ka nisur me legjislaturën e re e posaçërisht me qeverinë e re . Rritja e numurit të grave në qeverinë qëndrore të koalicionit të majtë , është më shumë se një tregues statistikor për vlerësimin e rrolit të tyre në shoqëri.
    E vërteta është se tek ne , si në tërë këto vënde , janë ndërmarë mjaft hapa të drejta , por ende ato nuk janë pasqyruar në rritje e në suksese ekonomike. Këto vënde nuk do të duhet të surprizoheshin , për faktin se për të arritur këto suksese ,do të duheshin vite e pse jo edhe një brez i tërë. Do kohë që investimi në nivelin e arsimimit si dhe politikat e punësimit , të shndrohen në përparime domethënëse për gratë. Për shëmbull , në Japoni , në kundërshtim me ligjet anti diskriminuese , vetëm 43% e grave që provojnë të rikthehen në punë pas lindjes , mund ta gjejnë prapë punën.
    Grupi i katërt i kombeve në studim janë kombet e zhvilluara të botës , nisur nga Europa e deri në Australi, nga Amerika e deri në Afrikë , por edhe kombe të tjera. Ato janë kombe në rrugën e suksesit. Në to, investohet për përparimin e gruas. Si rezultat ato kanë një shkallë të lartë të punësimit të tyre . Kjo ka ndikuar në rritjen e nivelit të GDP , në cilësinë më të mirë të jetës e uljen e vdekshmërisë foshnjore .
    Në Argjentinë , gratë përbëjnë 24% të parlamentit kombëtar , që rezulton raporti më i lartë në botë. Në Gjermani , 73% e kompanive , ofrojnë flextime . Pra gratë punëtore, përcaktojnë vetë, pjesën kryesore të orarit ditor të punës. Në top listën e kombeve të këtij grupi ,veçohen Australia, Norvegjia , Kandaja e pas tyre Gjermania , Zelanda e me rradhë vëndet e zhvilluara të Europës e më gjerë.
    Kombet e tjera e ajo që na intereson , kombi ynë , e kanë shëmbullin para syve . E ardhmja jonë përcaktohet e kushtëzohet qartë nga masa e zhvillimit e përparimit të grave . Të gjithë shpresojmë për më mirë.
    Alqi Kadenasi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *