Letër e nënshkruar
Vasil Puci
Pavarësisht si më pikturojnë mediat, nuk jam politikane kundra dialogut… (kështu fole). Ju keni një të drejtë zonja Topalli, se mediat janë marrë pak me ju, për të treguar fytyrën që keni në fakt, atë të arrogancës, fodullëkut, kapardisjes dhe injorancës. Për të parë pemën tuaj se ku duhet të ulet zogu (perifrazoj A. Shallzhenjecin) do të jap disa peisazhe njerëzore që ju vetë i kini krijuar, si politikane për dialogun që mendoni ju. Je e vetmja grua deputete e nënë që e përdore fjalën: “Plumb kresë, apo, flakini për zhelesh ata deputetë.” Ku është pema e dialogut ku në një rresht me babën në Kuvend s’toleron të bësh qoftë edhe një vërejtje për t’i thënë: Boll vodhe o babë! Nuk është e vërtetë thënia se: Nëse do të qeverisin gratë nuk do të ketë luftë. Realiteti e përgënjeshtron këtë fakt. Aty ku kanë qeverisur gratë nuk kanë munguar luftërat ose shkaqet për të filluar. Ja një krahasim, Indira Gandi, Golda Mejer e M. Theçer e lidhin emrin e tyre me luftëra të përgjakshme. E di që ju nuk krahasoheni me drejtuese të tilla, por ju jeni në shumë raste shkaktare e luftës civile në Shqipëri, e luftës jo për dialog në parlament e prishëse e mirëfilltë e jetës parlamentare. Për një gjë më vjen keq. Bardha e Temalit të Pashko Vasës kishte si grua shkodrane armë butësinë dhe pikëllimin, po kështu edhe Idromeno tek Zonja Tone, po kështu dhe Zonja Marubi. Nuk e di te ju që s’doni dialog. Atëherë pyes: Ku është pema që të ulet zogu?
