Një libër për gegët dhe toskët dhe …zhdukja e Mustafa Nanos

editor

Nano po shkruan një libër. Ai vetë në një bisedë online me kryeredaktorin e DITA, Adrian Thano (po e botojme më poshtë, të plotë për lexuesit tane) e pranon që po shkruan diçka, por nuk jep shumë detaje. Frika e zakonshme e krijuesit. Por miq të Mustafait, më thanë që libri është një vështrim analitik mbi gegët dhe toskët

Pyetje: U bënë gati dy muaj që nuk shkruani për gazetat. Çfarë po ndodh?

Përgjigje: Asgjë s’po ndodh, Adi. Një pushim i gjatë. Kisha mbi 15 vjet që shkruaja vazhdimisht, dhe …

Pyetje: Keni bërë pushim absolut?

Përgjigje: Jo, jo, nuk kam pushuar asnjë sekondë, në fakt. Jam marrë me tjetër gjë …

Pyetje: Po mendoni “të ndërroni profesion”, siç keni thënë?

Përgjigje: Joooo. Adi, jam duke punuar me një libër. Kjo është e gjitha.

Pyetje: Për zgjedhjet? Si Henri Çili?

Përgjigje: Jo, jo, Henrit i bëra parathënien. Kam vënë re që ka bërë shumë përshtypje parathënia që i bëra Henrit.

Pyetje: Vërtet, pse e bëtë një parathënie për një libër, me të cilin s’jeni dakord?

Përgjigje: Pse jo? Një parathënie polemike s’është keq.

Pyetje: Po librin tuaj e keni mbi politikën?

Përgjigje: Deri më sot nuk më ka shkuar mendja të bëj një libër për politikën. Mjaft e ka politika që e komentojmë në gazeta.

Pyetje: Për çfarë bën fjalë libri?

Përgjgije: Top-secret.

Pyetje: Po mund t’na e thoni, nuk besoj se ka ndonjë problem.

Prëgjigje: Jo, sigurisht që nuk ka problem. Por duket sikur djegim etapat.

Pyetje: E keni mbaruar? Në ç’fazë jeni?

Përgjgije: Jam duke i dhënë lustrën e fundit. Besoj se nga fundi i muajit shtator, ose fillimi i tetorit, do dalë në treg.

Pyetje: Po na thoni të paktën se ç’libër është! Është fiction?

Përgjigje: Këtë po, e them. Ka një natyrë gjysmë eseistike, gjysmë studimore.

Pyetje: Titulli si do jetë?

Përgjgije: (Qesh) Po thashë titullin, u mor vesh. Flasim nga fundi i muajit, Adi. Ndërsa ty, nëse do, mund të ta jap si dorëshkrim që ta lexosh. Me kusht, që t’ma mbash sekretin.

Faleminderit, natën

Natën.

Nano për Berishën: Edhe “kaq sa ka ikur”, është një ngjarje e madhe për Shqipërinë

Në 28 qershor, tri ditë pas zgjedhjeev të 23 qershorit, në një intervistë për Ditën, Nano shkruante ndër të tjera: “…Berisha de facto nuk ka ikur. Por edhe “kaq sa ka ikur”, është një ngjarje e madhe për Shqipërinë. Mund të jetë një nga 3-4 ngjarjet më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar. Kemi shpëtuar si prej një makthi. Me ikjen e tij (aq sa ka ikur, pra) është si të kemi dalë të gjithë nga një seancë egzorçizmi. Është nga ato ngjarje që e ndryshon vetvetiu Shqipërinë, që e bën, në mos tjetër e më në fund, normale. Shqipëria do të mbetet e mjerë, e prapambetur dhe plot halle për shumë kohë edhe pa Berishën, por do të jetë normale. Dhe ne, mendoj unë, duhet “të bëhemi normalë”, gjithashtu. Si? Duke u marrë sa më pak me këtë njeri. Duke e harruar. Aq sa kjo është e mundur të ndodhë, kuptohet, me një personazh historik. Përsa më takon mua, unë e ndjej se kjo ngjarje më ka ndryshuar. Menjëherë. Në një farë kuptimi, jam gati të ndërroj profesion: Do filloj të bëj gazetarin….”

Share This Article
15 Comments
  • per mua kritik dhe realist me pelqejne shkrimet e tij nuk do te me pelqente ti largohej punes se gazetarit,nuk eshte ushtar.

  • Lexova ne Dita ne mengjes per cfare behej fjale. Nje liber per geget dhe tosket. Faktet historike tregojne qe :
    “Shqiperise i nevoitet nje Geg me mend dhe nje Tosk me bese.
    “Fqinjeve tane ortodokse serbo-greke i intereson sherri ndermjet Gegeve dhe Toskeve”
    Te lexojme dhe te shohim se cfare shije do ti lere shqiptarve,gegev, toskeve dhe serbo-grekerve ky liber.

  • Mustafai eshte gazetar elitar dhe kritik. Nuk ma do mendja se eshte zhdukur por me siguri ka zgjedhur vetminë e krijuesit per te prodhuar ndonje veper té mirë!?

  • mustafai e tregoi veten qe nuk eshte opozitar,por nje ushtar i edi rames..sikurse mero baze e shume gazetare te majte te cilet pasi punuan per rrezimin e berishes..tani kane per detyre te bejne opoziten e opozites

    • opoziten e banditeve do te thuash ti Vilajet? Se dalja ne opozite nuk ehte amnisti per banditet. Ti nese e koncepton puhtetin keshtu, je edhe vete nje bandit. Nuk eshte opozite Berisha eshte nje bande e ngarkuar me krime te renda. DREJTESI, DREJTESI, DREJTESI.
      kush shqiptar pranon qe femijet e banditeve te rriten dhe arsimohen me parate e vjedhura kurse femijet tane te vuajne ne nje vend cubash, eshte nje prind i mbaruar, i marre fund. Kaq. Ti Vilajet shko beje kaken tende berishiste ne ndonje forum tjeter

  • Per mendimin tim vota plebishitare e 23 qershorit i dha shqelmin e merituar dasive kriminale,gege dhe toske, te simuluara ,per 23 vjet rradhazi,nga brekedhjri i historise dhe jo vetem nga ai.
    Mendoj se ky do te jete nje nga kendveshtrimet kryesore ne librin qe po shkruan M.Nano.

  • Dy strofa kuptimplota “pelivan”. Të nderoj për mendimin që kini. Jug-veri janë një dhe kjo duhet te jetë filozofia e çdo shqiptari të vërtetë. Nderime!

  • Liber me barcoleta per geget e tosket?apo veshjet e tyre.?apo traditat e tyre..apo kot faire nje liber politik per ndarjen e shqiptareve keshtu?

  • Pabarazia ne zhvillimin ekonomik te rajoneve te ndryshme te shqiperise , gjetja e mbeshtetesve strategjike te <> ,zhvillimi i ndryshem kulturor, gjeopolitika, e faktore te tjere kane shkaktuar probleme ne kohezionin krahinor te shqiperise.puna e shqiptareve eshte ta ruajne kete kohezion dhe ta mirembajne ate.por e keqja vjen kur politikanet e shqiperise e sulmojne kete kohezion me forma te rafinuara duke dashur qe problemet e tyre te lindura nga poltikberja ja lene si dobic ne dere popullit qe nuk e di fare sec bejne politikanet duke e prishur me ndergjegje kohezionin midis krahinave te shqiperise.ata qe jane fajtore direkt te mungeses se kohezionit social e krahinor e kane emrin POLITIKANET SHQIPTARE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *