Gjatë zhvillimit të punimeve të tryezës së 35 partive politike të opozitës, të cilat kanë vendosur të bashkëpunojnë për të siguruar domosdoshmërinë e rrotacionit të poushtetit në 23 qershor, nuk ra në sy mungesa e Preç Zogaj. Kjo mbase për faktin se në tryezën ovale të punës ishin vendosur vetëm emrat e kryetarëve të partive pjesmarrëse dhe zoti Zogaj nuk është drejtues i ndonjë partie.
Të nesërmen e takimit u njohëm me prononcimin e zotit Zogaj, i prezantuar si Koordinatori i “Opozitës së Bashkuar”, i cili mungesën e tij në tryezën e thirrur nga kreu socialist Edi Rama me krerët e partive aleate, e kushtëzoi nga përplasja e qëndrimeve lidhur me mënyrën se si duhet të funksionojë koalicioni i majtë.
Zoti Zogaj nuk ngurroi ta cilësoi formulën e ndarjes së pushtetit mes PS-së, si forcë e parë e koalicionit dhe aleatëve të saj, si krejtësisht të kundërt me qëndrimin e tij. Ai e personalizoi projekt platformën që paraqiti zoti Edi Rama në tryezën e partive të koalicionit, duke theksuar se ishte një individ dhe se kishte marrë pjesë si një individ në tryezën e opozitës përkëto katër vite.
Nga ana tjetër Zoti Zogaj proklamoi se ka një mendim ndryshe për motivet që duhet të frymëzojnë njerëzit për të marrë pushtetin, për të dalë nga kriza, për ndryshimin, për zhvillimin etj.
Në projekt platformën për bashkëpunimin elektoral dhe post elektoral që kreu socialist paraqiti para 35 krerëve të partive aleate parashikohej formula sipas së cilës shifra minimale për kontribut në qeverisjen në rang qarku shkon nga marrja e 500 votave deri në 1000, ndërsa për pushtetin qendror fillon nga 5000 vota deri në 10.000 vota. Këtë parashikim në projekt platformë zoti Preç Zogaj e konsideroi si «motivim me një vend pune në shtet» dhe se ky llojë motivimi nuk është « rroba » e tij. «Nuk kam si të dal kundër vetes në këtë pike”, – u shpreh Zogaj.
Duke qënë një ndër pjestarët e hershëm të koalicionit të majtë opozitar,ndjekës i rregullt i të gjitha veprimtarive që kemi kryer në këtë kuadër, një reagim i till i zotit Preç Zogaj më duket i pa sens, për të mos thënë i stisur, ose thjesht e prerë, një « sebep » për ndonjë hap tjetër të paramenduar.
Në radhë të parë sepse në takimin e janarit 2013, iden për të pasqyruar në projekt platformë e përgjithëshme të koalicionit, dhe pastaj në marrëveshjet bilaterale të çdo partie në koalicion PS motivimin e partive pjesmarrëse me numurin e votave që do të marrin në zgjedhje, e hodhi pikërisht zoti Preç Zogaj. Tashmë që kjo ide e tij u përfshi në projekt platformë, ai mban një qëndrim të kundërt me të.
Në radhë të dytë, në takimin e partive aleate të PS të datës 20 mars 2013 kreu socialist Edi Rama prezantoi një projekt platformë. Ajo ju nënshtrua një diskutimi dhe debati në tryezë. Pjesmarrësit dhanë një sërë mendimesh dhe bënë vërejtjet përkatëse për te. Në këtë kuadër, edhe zoti Preç Zogaj, pavarësisht se ishte njohur më parë me këtë projekt platformë që do t’i paraqitej tryezës, duhet të merrte pjesë në këtë tryezë, duke i respektuar të 35 partitë pjesmarrëse në të, dhe përmes argumenteve që kishte, t’i paraqeste këndvështrimet dhe mospajtimit e tij me të, aq më tepër që projekti është projekt. Në se mendimet dhe vlerësimet e tij nuk do të merreshin në konsideratë, ishte e drejta e tij që t’i bënte edhe publike në masmedia. Mirpo mospjesmarrja në tryezë e zotit Zogaj, mos hedhja për diskutim në këtë mbledhje të kundërshtive të tij me projekt platformën, por « vrapimi » te TV Klan për të bërë « Shoë » me cilësinë e « kordinatorit të koalicionit të majtë », gjithkujt i lë një shije të hidhur.
Për hirë të së vërtetës platforma e bashkëpunimit që prezantoi kryesocialisti Ramë në tryezë ishte e formatuar më së miri. Ajo paraqeste marrëdhënie të ndershme mes të gjitha partive aleate për përmbushjen e një misioni historik për rrotacionin pushtetit dhe për largimin e Berishës nga qeverisja, pasi përfaqëson të keqen më dëmësjellëse për vendin. Ishte një marrëveshje motivuese dhe në të ishin reflektuar mirë të gjitha mendimet e partive pjesmarrëse në koalicion. Me përmirësimin e vërejtjeve që u bënë do shkojmë drejt nënshkrimit të kësaj platforme që do n’a çojë në fitoren e sigurt si opozitë në këto zgjedhje. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje bashkëpunimi para dhe pas zgjedhore, do të kemi edhe hapin e dytë, i cili është nënshkrimi i marrëveshjes mes çdo partie të koalicionit dhe PS, ku do përcaktohet roli i çdo partie dhe pjesëmarrja në qeverisjen e ardhshme.
Sa theksuam është diametralisht e kundërt me paragjykimin e zotit Zogaj se thelbi i projekt platformës n’a qënka «motivim me një vend pune në shtet»! Partitë politike pjesmarrëse në këtë koalicion janë të ndërgjegjëshme që me këtë sistem zgjedhor që kemi në fuqi, me këtë ligj elektoral që po operohet në këto zgjedhje, i kanë të mbyllura dyertë për të konkuruar të vetme dhe për t’u përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë. Por ato nuk janë «mish për top» të dy partive të mëdha. Ndaj kontributi i 34 partive pjesmarrëse në koalicion me PS për të siguruar fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, duhet të vlerësohet. Ky vlerësim nuk ka si bëhet ndryshe, veç në bazë të numurit të votave që sjellin në “thesin e madh” të PS-së partitë pjesmarrëse në këtë koalicion. Në se nuk do të ekzistonte ky motivim, në se partitë pjesmarrëse në koalicion nuk do të stimuloheshin për të marrë sa më shumë vota, për t’u bërë pjesë e qeverisjes lokale dhe qëndrore pas zgjedhjeve, për të qeverisur krejt ndryshe nga Berisha, përse do të bëheshin pjesë të koalicionit, për “sytë e bukur” të individëve që nuk kanë asnjë lidhje me potecialet njerëzore dhe programin e partisë së tyre?!
Kjo nuk do të thotë që partitë e koalicionit t’i qëndrojnë strikt vetëm “parimit të numurit të votave” në qeverisjen e nesëme, duke anashkaluar prurjet elektorale që mund të masivizojnë fitoren e së majtës prej sjelljeve të partive dhe individëve të së djathtës në koalicionin e së majtës. Nga ky këndvështrim, pavarësisht se i takon kreut të opozitës t’a vlerësojë dhe konkretizojë nesër kontributin e gjithsejclës parti dhe të individëve që e mundësuan ardhjen e fitores, mendojë se zoti Preç Zogaj meriton të ketë vendin e vet të merituar.
Nuk dua të besoj se ky reagim i zotit Preç Zogaj të jetë thjesht një “sebep” për të përligjur shkuarjen te “Klani”, jo më si përfaqësues i koalicionit tonë, por si pjesë përbërëse e Berishës, “buka” e të cilëve është thyer dy herë, dhe kërkohet të “ngjitet” për herë të tretë! *Kryetar i PUK
Prec Zogaj nuk eshte politikan karriere, por gazetar i lindur. Meqenese pushteti do te kaloje nga e Majta, Preci duhet te kaloje Djathtas qe te behet pjese e Opozites, pasi ashtu do te kene vlere artikujt dhe intervistat e tij.
Nje analize e pjekur. Kam te njejtat konsiderata si avokat Beqiri. Kam pershtypje shume te mira per Preç Zogaj, por me vjen keq se ka levizur shume, here majtas, here djathtas…
Te vjen per te qeshur me ndryshimin e opinioneve nga fryn era!
Tere ato qe thate per Precin, mos nxitoni t’i terhiqni: e ka me kollaj te terhiqet Preci! Se ai fiton ne kete mes, jo ju qe jepni opinione! Ju mos pushoni te beni ate qe keni ne dore…duke qene sa me te drejte…pa fyer kend, por pa falur askend!
Hydajeti eshte ne politike, nuk ka pse i thote te gjitha: ai ben llogari, ne kete rast te tryezes qe ka kryeminister te ardhshem Edi Ramen. Pra, Beqiri eshte korrekt, me veten dhe lojen.
Rama e di qe ka shume kunder, ne syprinen e politikes shqiptare: pothuaj tere Levizjen e Dhjetorit e ka kunder!
Levizja e Dhjetorit, tashme ndjehet e lodhur, e konsumuar, por ngaqe ishte Fryme e Kohes, i lodhi tere ata qe e lidhen fatin politik me të. Pra edhe Prec Zogajn. Por nuk eshte aq i fresket sa, le te themi perpara 8 vitesh, as Edi Rama. As kete nuk duhet ta fshehim. 8 vite kryetar i Bashkise se Tiranes nuk jane pal gerryese per nje njeri qe synon ngjitjen me lart…Dhe Edi e di kete. Po s’e diti, ose po e fshehu, do jete kot ngjitja e tij deri ne vendin ku Berisha ndjen prerjen e gjunjeve…
Por Edi e di se nuk fiton kapital me njerez te lodhur, ndaj nuk nxitohet te afroj kedo ne ndarjen e tortes, qe, sado e madhe qofte, sa ajo e Lul Bashes tek shtyllat e Pallatit Sofjetik nuk eshte!
Po, Edi e di se ne Tirane me lehte sundohet me Dosjet e vjetra (si ajo qe ia pofanisen Precit) dhe dosjet e reja, te korrupsionit (qe nuk jane me te lehta se ato te Qoftelargut). Por nese premton nje qeverisje ndryshe, Edi duhet ta theksoj kete prirje, nese e ka natyre te veten, jo se duhet te shtiret e te sforcohet per kete.
Bje fjala, ai mund te fitoj edhe me Ilir e me Precin e me Kaçin e rikthyer, por morali do te jete po ai per te cilin akuzon Berishen…
E, nese eshte keshtu, sic thote nje miku im: ne e kishim shkoun enver, pse duhej te gjenim tjeter si ai?!
Nuk do te thote ndonje gje e madhe qe nje poet e publicist,pale politikan, si Preci qe nuk le sidomos halene e TV-se se Frangajt e Fevziut pa vizituar ,dashamires e dallkauk i Salih Berishes,personit me dinsez ,perndryshe ne terma te sotem jashte mase i poshter , na braktisi PS-ne.
Dua te ve ne dukje ketu nje mesazh nga nje liber i Miho Gjinit,”Mjeshter i madh” ,kritik i njohur i teatrit,pervecse pedagog ne Institutin e Larte te Arteve i cili e ka pesuar persekutimin e burgun enverist,se bashku me Todi Lubonjen etj.Jam habitur me stoicizmin e Mihos,burre nga Bregu i Rivieres shqiptare.
Nuk kam pare e degjuar ne jeten time nje person kaq modest, e te kulturuar ,shkrimtar,te vuajtur ne galerite e minjeres se qymyrit Memaliaj qe edhe pas “demokracise” ,regjimi i Salihit nuk i ofroi as pune e as strehe.
Zoti Miho qe sot jeton ne Greqi ne nje tip barake ‘mbi rrota,’ u kthye nje dite ne Shqiperi e u fal ne kishen e Prec Zogajt,ministrine e kultures, ku ishte minister,per nje pune,por ky pasi i dha nje raki e percolli si shume hallexhinj te rendomte.
T’emen, tha me vete Miho,po edhe ky nxenesi im i pervojtur e spajun (spiun) i Sigurimit ne Shkollen e Kultures , ne Tirane,konviktor,te me perzere keshtu,meqe u be minister!
I lutem posacerisht Adrian Thanos ,si shef redaksie,e nje nga personat me integritet te larte profesional si gazetar investigativ,e sidomos per shpirtin e tij objektiv opozitar,gje fort e rralle ne xhunglen mediatike ku sundon nje fare Salahudin Rrahmadan Berisha,qe ngjet tamam si nje postiqe ku falen muhaxhidinet, te kqyre me paanesi se kush eshte Z. Miho Gjini e Preci qe eshte nje nga personat famekeqe qe krahas me Neritan Ceken e pushter te tjere politike na e bene peshqesh per here te dyte pas Ramizit,koleren Salih Berisha,qe per qime i fluturoi koka me 1997-en.
Keto pasoja,vec miletit te pafajshem si turma pa tru (sipas F.Nolit) ,po i vuajne edhe njerez me grame si pune e Eduard Selamit,i cili nga estet i Enverit ,qefesht,u kthye (pasi Salahudini u be president) ne kryetarin e pertise me antikomuniste te botes,PD,e cila ,pasi e” zhdepi ne dru” me pas e pranoi te vije ti lepije mender bythen .
Nuk dua te dal jashte teme,perpos nje deshire qe po te isha prift si qemoti do mallkoja :
Perendia ju dhente kromen e zgjeben,mos tu jepet qivur e ngaster per varrim,mafiozeve me pushtet!
Po te isha hoxhe: Allahu me te madh te tij, tobestakfurullah,u shpente ne xhehnem,te perveloheni ne flaket e lugatit,jarabi!
Preci i bie ciftelise njesoj si ne kohen e enverit,kur sigurimi i shtetit ia vuri cifteline mbi koke qe ti binte per hesap te partise se punes se enver hoxhes. eshte mesuar preci me te rene ciftelise sipuna e frok rrokut te nik lehesit etj., soj e sorollopit te mirditoreve te zbutur ne lezhe. prandaj mos humbni kohe me ta se gjithe jeten ne tarnzicion do mbesim.
Ka nje shprehje te florinjte populli yne oer te tillet…” Bythlevizur” i quan burra te tille, me vese grashe.C’ti thuash tjeter Precit….