Ku gatuhen recetat e barbarisë

redaktor

Nuk është hera e parë që fill pas daljes së PD-së në opozitë dhe ardhjes në pushtet të PS, kemi një gjallërim të njëpasnjëshëm të akteve e veprave terroriste. Dëshiroj të mbetem në kufijtë e besimit tim se këto vepra terroriste kryhen nga individë në mënyrë spontane edhe pse, gjithmonë dua të besoj në fjalën ndoshta, njëfarë frymëzimi e marrin nga qëndrimi i ashpër e shpeshherë duke kapërcyer edhe caqet e arsyes njerëzore të opozitës në akuzat që i adreson qeverisë dhe organeve e dikastereve të veçanta shtetërore. Mirëpo a mund të quhet rastësi që fill pas ashpërsimit të gjuhës së përdorur nga opozita e veçanërisht nga PD-ja, kohët e fundit ndaj Policisë së Shtetit e drejtuesve kryesorë të saj, objekt i krimit të organizuar dhe i akteve terroriste janë pikërisht këto që përmenda?! Dua të besoj që jo. Por disa qëndrime pa precedent të PD-së ndaj shumë aksioneve të Policisë për goditjen e krimit të organizuar që në vend të distancimit nga krimi i organizuar, objektiv goditjeje ka qenë policia e drejtuesit e lartë të saj deri te kryeministri i vendit. Të gjitha këto më krijojnë përshtypjen e hidhur se arritjet e kësaj qeverie, paçka se ka dhe gabime sa për faj të saj, por dhe keqqeverisjes së kaluar thuajse skandaloze që akuzat e sotme të tyre i bën qesharake dhe të pabesueshme, nuk i vijne për osh PD-së, që asnjë herë e në asnjë rrethanë nuk është pajtuar me qenien e saj në opozitë dhe se kuzhina ku gatuhen e jepen recetat e gatimit të këtyre barbarizmave mund të jetë në afërsi të gardheve të SHQUP, pse jo dhe brenda mureve të saj.

 

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *