Jemi në mesin e sezonit turistik. Nëse prindërit, të rinjtë e fëmijët mundohen me të gjitha mënyrat ta mbushin kohën e lirë, po gjyshërit tanë si i kalojnë pushimet verore?
“Ne nuk kemi para deri në Durrës jo me tej. Me pensionin prej 151 mijë lekësh nuk na del për bukë. Në Dubai, poshtë pemës”, thotë me shaka një zotëri.
“Unë marr një pension që mezi i ngremë disa burra bashkë”, thotë një tjetër.
“Unë do t’i kaloj në kolltuk, -thotë një zonjë-, marr 80 mijë lekë pension. Edhe unë do të kisha dëshirë të shkoja në ndonjë kamp veror, por nuk mundem. Fëmijëve nuk iu biem dot në qafë”, shtoi një tjetër.
Tirana gëlon nga turistët e huaj, kryesisht moshatarë të cilët duken shumë vitale teksa shëtisin nëpër bukuritë e vendit tonë, dhe lind pyetja, po gjyshërit europiane si e kalojnë verën?
“Jemi nga Holanda. Udhëtojmë shpesh në gjithë Europën, Tajlandë, Kinë, Amerikë. Ne jemi nga Norvegjia. Udhëtojmë deri në tre herë në vit. Kemi qenë shumë herë në Turqi, në Qipro , Kretë, Spanjë. Unë jam në pension , ndërsa ai punon. Udhëtojmë dy deri në tre herë në vit ”, kanë thënë disa turistë për TCH.
j.l./ dita

O gazetar je mire
C’pushime duhet te kalojne pensionistet, ata me pushime te perditeshme jane.
Do te shtrosh ceshtjen per diskutim “sa aktive eshte jeta e pensionistit ne Shqiperi” dhe do te japesh dhe mendimin tend pasi ke studiuar per kete ceshtje.
Psh. une jam ne moshe pensioni, por jam ne rregjim pune me ngarkese pothuajse te plote dhe duke qene se punoj, kuptohet qe te ardhurat financiare i kam te mira.
Por jo te gjithe kane mundesi te punojne si une, prandaj po te jap nje mendim.
Do te ishte mire qe Bashkia t’ju jap pensionisteve qe desherojne nje parcele toke ne perdorim te perkohshem prej rreth 300 mq. Duke punuar kete cope toke shume pensioniste do te kene mundesi te kalojne kohen ne menyre aktive, te rrisin te ardhurat ekonomike, te rrisin shkallen e shoqerizimit dhe te produktivitetit.
Mund te gjenden lloj lloj menyrash aktivizimi dhe pune efektive me qellim rritjen e te ardhurave
Nuk bie asgje nga qielli ose duke qendruar nen hijen e pemeve e lozur tavell.
Prandaj o gazetar vrije mendjen dhe mos u qaj hallin dembeleve
Pensionistet shqiptare perbejne ate brez qe dhane gjithshka per vendin dhe nuk moren asgje.
Kurse pensionistet tane nuk kane nevoje te shkojne ne asnje vend te botes sepse ketu tek ne eshte nje bukuri e rralle .Perderisa ke tu vijne me qindra pensioniste nga e gjith bota per te soditur bukurite natyrore dhe punen e palodhshme te qeveritareve tane pensionistet tane kane mundesine te tallen me ta qe harxhojne leket kur ne kemi mundesine ti shijojme pa harxhuar asgje , biles duke u ulur neper stola apo ne mungese te tyre ne bordura pa pas nevoje as te pime kafe.
si nuk u interesuat nje here para se te publikoni nje lajme ne angli state pension eshte 730£ ne muaj tani pyesni ness I dalin keto edhe per te ngeren buke
po gjeni ndonje qe eshte I pasur ose ka pase pune te larte she ka kursyer dhe nuk shikoni we sistemi I pensioneve eshte derjte falimentimit ne cdo vend te botes sa vijne dhe ngrejne moshen
Po cjane keto shkrime qe disinformoni me qellim publikun,hajdeni ne SHBA te shikoni pensionistet punojne deri ne 80 vjec qe te paguajne billat dhe shumica e tyre bejne mund te bejne nje jave pushim ne shtepi.Mjaft me keto brockulla duke share vendin tuaj per cdo gje.
Per te gjithe ju komentuesit plehra!
Jam pensionist shqiptar dhe kam bere bashkim familjar me femijet e mij ne SHBA bashke me gruan pensioniste!
Shteti i Washingtonit me ka garantuar pagesen e qerase se shtepise dhe taksat lokale,na jel karta per terheqjen mujore te ushqimit dhe veshmbathjes,karte per transport urban falas dhe keshtu,qe nuk na mungon asgje!
Me ushqimet dhge veshmbathjet qe na i jep shtei cdo muaj ne harxhojme gati 50% te tyre,pra na teprojne!
Pyes:
-Kur shteti anerikan na garanton ne shqiptareve kaq kujdesje per jeten,si mundet qe shteti shqiptar,ku kemi derdhur djersen ne ndertimin e mijra veprave ne 50 vjet ,por qe u vodhen nga politikanet hajdute e te korruptuar shqiptare te lejoje qe pensionistet te trajtohen si lypsa?
Ndersa ju komentuesa shpirt liq qe keni nje urrejtje per prinderit tuaj,u ka humbur humanizmi se bark ngopuri nuk e kujton bark pa ngopurin!
Sa per ata pensioniste,qe vijne ne Shqiperi kryesisht jane nga ata qe kane qene milionere dhe nukj dine ku t’i harxhojne paret,se pensionin e kane thjesht sa per kafe!
Ata bredhin boten se nuk kane punuar bujq,puntore,arsimtare,kovace,elewktricistre etj,se ata shumica kane aq pasuri sa te shkojne deri ne mars!
Ndera pensionistet shqiptare edhe kafe nuk pijne cdo dite se u duhet te blejne edhe buken!
Ai maskarai “As” me siper thote se pensionistet pushime bejne,por i then ketij palacoje,se ne se pushim quan se bejne edhe te vdekurit etj tamam e ke!
Te rencin mallkimet e te gjithe pensionisteve ne koken tende o i mallkuar!