Ku i ke çuar ato prona që ke marrë?

anazapta

Mirëdita! Si keni emrin në gazetë, dritë dhe ditë ju shkoftë gjithmonë! Mu errësuan sytë kur u shfaq Gëzim Kalaja dhe qante hallet e punëtorëve se mos largohen nga puna. Po ku ishe deri dje o Gëzim, pse nuk dole në krah të minatorëve apo qindra punëtorëve të pushuar? Kur del Sala në opozitë, del dhe zotëria jote, kurse kur është në pushtet i bën fresk. Unë e di që në të gjithë botën sindikatat janë të pavarura. Po të bëj ca pyetje: Ku i ke çuar ato prona që ke marrë? Çfarë funksioni kanë ato? Cilët pushojnë në ato ambiente? Çfarë lidhje ke me Ilir Hoxhën që menaxhon hotel “Kalanë”, që ka dhe mbiemrin tënd? Është koha të japësh llogari, jo të kërkosh atë që nuk e ke bërë. Tani po shtroj këto pyetje si temë diskutimi dhe të hapet një rubrikë mendimesh për këtë temë, se ke 22 vjetë o Gëzim, bashkë me lokun, ke bërë badërdinë që nuk keni të ngopur.

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Share This Article
1 Comment
  • per c fare sindikate behet fjale ? Ku ka sindikata ketu more miq ? Keta te vetshpallur sindikaliste vetem te tille nuk jane .deri sa marrin rrogat nga Qeverija si mund te jene kunder tyre ,Me thoni qofte edhe nje person te vetem qe paguan kuota per sindikakat, prandaj ata kane bere loje te piset ne dem te njerezve qe ata pretendojne se mbrojne te drejtat e tyre.Me nje fjale jane hajdut si ata qe i ushqenin dhe u hidhnin ndonje kocke per te lepire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *