Balenat janë turistët vjetorë më të rregullt të Hawaiit sepse migrojnë drejt ujërave të ngrohta.
Gjitarët gjigandë udhëtojnë çdo vit nga Alaska në Hawaii për të jetuar aty nga nëntori deri në maj.
Rreth 10,000 balena bëjnë udhëtime nënujore çdo vit në Hawaii.
Por këto vitet e fundit kafshët gjigande qëndruan larg – shkruan Associated Press.
Mungesa e tyre e dukshme mund të ketë si shkak ndryshimin e temperaturave në Oqeanin Paqësor.
Një tjetër teori është se zhdukja e tyre tregon se kjo popullatë balenash është shpërndarë pasi nuk arrin të gjejë më ushqim të mjaftueshëm në këtë zonë.
a.d. / dita
