Përshëndetje Dita. Karagjozllëku i këtij shteti dhe amullia që ka kapur shoqërinë japin përditë prova. Doja të pyesja ministrin e Rendit: Çfarë u bë me acidin në fytyrë gjyqtares? Kaq e pati “ngjarja e bujshme”? Sa për të dalë në televizor dhe për të bërë pak politikë? Të njëjtën pyetje për Presidentin, Ministrin e Drejtësisë, dhe shefin e të dyve, Saliun? U kapën agresorët o të nderuar? Po vrasësit e atij gjyqtarit tjetër me mbiemr Konomi që kishte tokat atje ku ju keni vilat, u kapën o të nderuar? Po vrasësit e atij deputetit të Kuvendit, Xhindi, u kapën o të nderuar? Po kur nuk mbroni dot përfaqësuesit e shtetit, si na flisni ne “qytetarëve të thjeshtë” për suksese të papara të policisë? Po pse o të nderuar, dele si xhelalët e Kamzës na dini të gjithëve?
SMS në DITA në 0689073730