Ku janë milionat e shuplakave?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

E nderuar “Dita”! Me këto një milion shuplaka të stërlakuara, kjo shumicë po ndëshkon banditët salistoidë apo vetveten? Sepse, çka sokëllitshëm “denoncojnë” Saliu me çetën e vet, kjo shumicë e zbaton në çast, me lepe e peqe! Pa gjynahe s’janë as vetë jo pak prej buçkanëve kinse të majtë. Por ama, mëkatet e djeshme të pëdëistëve janë ku e ku më të kobshme! Hetues Saliu, prokuror Saliu, gjykatës Saliu dhe ndëshkues po Saliu (!?). Epo, dreqi ta hajë, le të mbytet në oqeanin e miliona pështymave vetë kjo me demek shumicë! Me shumë respekt për ju, nga Aglind Ibraj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *