Vargje të nënshkruara
Nga Ismail Xhaferi
Ndërsa drog’e Lazaratit
U bë tym përmbi katund
Deputetit Genci Ruli
S’po i del “tymi” gjëkund.
Deputet’i Gjirokastrës
Rri i heshtur dhe mënjanë
Bën sehir kët’ Lazaratin
Nga kështjella në Tiranë.
Deputet’i Gjirokastrës
Që diku ngrohet në diell
Gjatë 8 viteve që shkuan
Nuk mungoi të shtun’të diel.
Ku është Genci i dikurshëm
Që kur shporta qe me fiq
Me banorët lazaratas
Rinte natë e ditë këmbkriq?
Ku ka humbur Genci Ruli?
Si e ka hallin që hesht
Se pa vota Lazarati
Do qe qytetar i thjeshtë.
Ku ka humbur Genci Ruli?
Siç humbet shati në vrështë
Deputet’i Lazaratit
Çë se është, e çë se s’është?
Ku ka humbur Genci Ruli?
Pse s’dëgjohet këtë herë
Mos në çorbë të Lazaratit
Ka qenë kryekuzhinier?
Ku ka humbur Genci Ruli?
Që dikur ishte i parë
Apo ndoshta ndjek proverbin
Nuk del dhelpra në pazar?
Ku ka humbur Genci Ruli?
Pse rri brenda në shtëpi
Dhe punën e deputetit
Po ja bën shoku Sali?
Ku ka humbur Genci Ruli
Që dikur ngjiste dhe malin
Deputet’i Gjirokastrës
Hodhi lumin, dhjeu kalin…

Esht duke shiju leket e 8 viteve 😉