Dërguar me email në
adresën e kryeredaktorit
Përshëndetje DITA. Si shpjegohet që ministrat qeveritarë, si ajo e mbrojtjes, e industrisë energjetikës, e brendshme etj., bënë disa padi penale për shkeljet e pararendësve dhe nuk po u gjendet nami e nishani.
Ku ka ngecur dhe pse heshtin pareshtur?! Në qoftë se kanë genjyer në paditë për akuzat e ngritura ndaj tyre, atëherë duhet të gjejmë tërkuzat që t’i vënë vjeg për vete. Se kjo punë nuk shkon. E kemi hallin se ne fituam duke u dhënë atyre një milion shuplaka, po apatia e tyre do na bëjë që këto shuplaka të na kthehen si resto në shqelma.
Ja kjo nuk mund të lejohet e durohet. Sikush që përgjigjet të flasë hapur ku fle lepuri. Ne që ju dhamë pushtetin nuk meritojmë shqelma në hisen tonë. Koha po shkon, vërtet ikën dhe dy vjet populli këshillon, bën vërejtje e bërtet se është vënë në siklet. Dita ta përditësojë.
