I nderuar lexues! Dodona ka qenë qytet dhe qendër e rëndësishme kulti në Epirin antik, 18 km në jugperëndim të Janinës. Rrënojat janë rrëzë malit Tomaros. Qyteti u shkatërrua plotësisht gjatë luftës gotike në kohën e Justinianit në shek.VI të e.s. Monumentet më të rëndësishme që ruhen janë teatri me 50 shkallë, një nga më të mëdhenjtë e llojit të vet që njihen deri më sot, rrethimi i shenjtë me tempujt e Zeusit dhe Diones, dy hyjnitë e mëdha të Dodonës dhe thesauri, godina ku vendoseshin dhuratat kushtuar këtyre hyjnive. Më tepër se si qytet, Dodona është e njohur për orakullin e vet. Orakulli ushtronte ndikim jo vetëm në konceptimin e besëtytnive mitologjike, por edhe mbi ngjarjet politike të kohës.
