I nderuar lexues! Pelagonia ka qenë krahinë ilire në rrjedhën e sipërme të lumit Aksi (Vardari), pjesë e Lynkestidës më perëndim të Paionisë. Përfshihej në shtetin ilir të Paionisë deri më 344 p.e.s., kur e pushtoi Filipi II, që e përdori si bazë për të sulmuar Dardaninë dhe Ilirinë. Në vitin 200 p.e.s. në ngushticat e Pelagonisë u bë lufta midis ushtrisë ilire dhe ushtrisë maqedonase, në të cilën maqedonasit u thyen. Pas vitit 168 p.e.s. u pushtua nga Roma dhe u përfshi në provincën e Maqedonisë. Qyteti kryesor ishte Pelagonia, e quajtur më vonë Herakle Lynkestis. Përmenden edhe qytetet Azor, Pise etj.
