Qendrat hidrotermale (Llixhat) janë vende me burime ujërash minerale që shfytëzohen për mjekim.
Vetitë fiziko-kimike të ujërave minerale, prania e kripërave dhe e gazrave të tretura në to, bëjnë që të kenë një fushë të gjerë veprimi.
Qendrat hidrotermale përdoren nga mjekësia për mjekimin e sëmundjeve reumatizmale, sëmundjeve të sistemit nervor periferik, sëmundjeve të lëkurës, stomakut etj.
Shqipëria është e pasur me ujëra të tilla.
Janë të përmendura llixhat e Elbasanit, të Peshkopisë, të Leskovikut, të Bilajt në Krujë e të Bënjës në Përmet.
Veç ujit shfrytëzohet edhe balta e këtyre burimeve.
d.a. / dita

A mund te na jape ndokush, informacion mbi numurat e telefonit, apo email-let ,per seicilen nga keto qendra termale ?
Kërkoni në Internet secilën nga emërat e tyre dhe do të gjeni shënime dhe numra telefoni për kontakte sa të doni.
ku është bërë kjo foto!?
Eshte bere ne Turqi quhet pamukale eshte si nata me diten me llixhat tona
thashë se mos kishim ndonjë dhe ne si pamukhaleja turke,por më doli huq!!
Për Lanin.
Mund të futesh në Google.
Psh.llixha elbasan apo….
Dhe aty ke informacion të bollshem.
Goni.
Eshte bere ne Turqi quhet pamukale eshte si nata me diten me llixhat tona