Mbeti te një natë me hënë,
Tek ajo që bëra Nënë,
Te një mollë e te një ftua,
Tek Ajo që bëra grua!…
Te një këngë e te një rimë,
Te një buzë, një psherëtimë,
Te dy gjinj, o prej floriri,
Ku m’u robërua syri!
Te një shteg, ku ngjita malin,
Te një ditë që lindja djalin,
Te një natë që zbraza kupën,
Te një ditë që linda çupën!
As nuk shkoi, e as nuk mbeti,
As u tretë si kripë deti,
Kjo rini rinia ime,
Ai yll plotë vezullime!
Plot me bujari e fala,
Në stacionet ku u ndala,
Si dikur, mua njëherë,
Tani ndrin njerëz të tjerë.
Tiranë, janar 2005
Burrë i mërzitur
Mërzitja më ka kapur,
Si rrjetë merimange,
Më rrahin tëmthat fortë,
Më rrahin si çomange!
Krejt koka më buçet,
Si shkrepje eksplozivi,
Dhe sytë më janë ngjyer,
Me bojë kopjativi!
S’e di në të vërtetë,
Nga jeta ç’kisha pritur,
Tani e di që jam,
Një burrë i mërzitur!
Ti që më shton mërzinë,
Mos dil kaq shpesh përpara,
Se burri i mërzitur,
Qëllon të bëjë hatara!
16 05 2004
Pseudolavdia
Lavdia jote si një tatuazh,
Tatuazh i rëndë me bojë të skaduar,
Që koha si ujët e detit në plazh,
Me një dallgë të vetme e ka shuar!…
24 04 2003

Po pyet Duka rinia ku i mbeti,
akoma s’e ka kuptuar i shkreti,
se rinine kurre nuk e ka jetuar,
Socializmit ja kish patur dhuruar,
topa letre mbush me Parti-Enver,
kjo ishte rinia jote ore Duka i mjer!