Ku më shkoi maja e qylafit të Selamit?!

anazapta

Përshëndetje DITA. Që thua ti zonjë e nderuar, vajta një ditë në fshat se më kishte marrë malli. E ç’të të them moj zonjë.. Pashë e ç’nuk pashë, mbi të gjitha më bëri përshtypje busti i Selamit. Të them të drejtën mu duk sikur aty ishin mbledhur të gjithë burrat e kombit, Isa, Ismaili, Avniu e shumë të tjerë. Nuk di nëse ishte iluzjon optic apo ishte e vërtetë, por Ismaili ishte pa nagant, Isa pa nagant, Avniu pa nagant dhe Selamit për çudi i mungonte maja e qylafit! Ika i zemëruar. Erdha në Tiranë. Ç’të shoh?? Majën e qylafit të Selamit e kishte marrë Islami dhe ia kishte bërë dhuratë Jozit. Pisqollat e Isës i mbante Sala, nagantin e Avniut e kishte një libohovit… Jazëk ju qoftë! (Kordha)

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *